• A-
  • A
  • A+
E martë, 12 Dhjetor 2017, 

Kazuo Ishiguro fitues i Çmimit Nobel për letërsi

Kazuo Ishiguro fitues i Çmimit Nobel për letërsi

Stokholm, 5 tetor 2017 (MIA) - Shkrimtari britanik, Kazuo Ishiguro është fitues i Çmimit Nobel për letërsi. 

Akademia suedeze ka shpallur fitues shkrimtarin anglez me arsyetimin se ai "në romanet me forcë të madhe emocionale, zbuloi humnerën nën ndjenjën tonë iluzore të lidhjes me botën".

Ishiguro, lindi në vitin 1954, me origjinë është nga Japonia. Ka diplomuar në Universitetin Kent në vitin 1978, ndërsa ka magjistruar në Universitetin Anglia lindore në vitin 1980. Karrierën prej shkrimtari e filloi në vitin 1981 me publikimin e tregimit të shkurtër në "Stories by New Writers".

Ai ka shkruar tetë libra, të cilаt janë përkthyer në 40 gjuhë.

Romanet e tij më të njohur "The Remains of the Day" dhe "Never Let Me Go" u adoptuan në filma shumë të suksesshëm.

Çmimi do t'i ndahet më 9 dhjetor, në një ceremoni solemne në Stokholm, së bashku me laureatët e tjerë. shk/13:52

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA