• A-
  • A
  • A+
E hënë, 22 Tetor 2017, 

Manifestim kulturor në hamamin Daut Pasha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit

Manifestim kulturor në hamamin Daut Pasha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit

Shkup, 5 tetor 2017 (MIA) - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, 5 tetorit, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Shtabi zgjedhor i Çairit, kanë organizuar sot në mesditë një manifestim kulturor, ekspozitë dhe program artistik në hamamin Daut Pasha, në Çarshi, në nder të kësaj dite dhe profesionit të mësuesit.

Kandidati për kryetar të komunës të Çairit nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, prof.dr. Visar Ganiu i shoqëruar nga bartësi i listës për këshillin e Qytetit të Shkupit, Besnik Ajeti dhe kandidates për këshillin e komunës të Çairit Lulzime Hoxha realizuan takim me punonjësit e arsimit duke filluar që nga edukatoret e çerdheve, mësuesit e shkollave fillore dhe profesorët e shkollave të mesme të Çairit.

Ganiu ka prezantuar Kontratën-2017-2021 dhe Strategjinë për zhvillimin e arsimit gjatë katër viteve të ardhshme.

Duke i cilësuar shkollat si tempuj të dijes dhe profesionin e mësuesit si një ndër më të respektuarit, kandidati Ganiu ka thënë se angazhimi i tij personal dhe i komunës do të jetë maksimal për të siguruar mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, krijimin e kushteve për mësimdhënie cilësore, përmes një sërë projektesh.

“Të vetëdijshëm se vetëm edukimi i mirë dhe cilësor i gjeneratave të reja mbetet një shtyllë e patjetërsueshme e një shoqërie, Kontrata mundohet të kontribuojë duke siguruar nevojat më elementare, shkolla me ambiente komode dhe të sigurta, të rregulluara dhe të pajisura me mjete bashkëkohore për nxënës e mësues, por edhe modele të funksionimit të shkollave në vend”, tha ndër të tjera Ganiu.

Kontrata parashikon intervenime në dhjetë shkolla fillore dhe në shkollën e mesme Cvetan Dimov, me një buxhet mbi 380 milionë denarë. Punimet rikonstruktuese përfshijnë rregullimin e fasadave dhe veshjen e tyre me materiale termoizoluese, ndërtimin e rekuizitave sportive në oborre, kangjellat rrethuese, arredimin hortikulturore, rrugicat për këmbësorë e të tjera në dhjetë shkollave fillore Tefejuz, Vasil Gllavinov, Ismail Qemali, 7 Marsi, Imri Elezi, Jashar Bej, Kongresi i Manastirit dhe Idnina. Ndërsa në shkollën e mesme Cvetan Dimov pjesa më e madhe e investimit i dedikohet ndërtimit të një biblioteke dhe salle leximi, palestrës dhe rregullimit të ambienteve të jashtme. bsh/15:30

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA