• A-
  • A
  • A+
E hënë, 22 Tetor 2017, 

Elina Duni dhe Rob Luft nesër mbrëma me xhaz para publikut në Qendrën për Kulturë në Tetovë

Elina Duni dhe Rob Luft nesër mbrëma me xhaz para publikut në Qendrën për Kulturë në Tetovë

Shkup, 6 tetor 2012 (MIA) - Artistja shqiptare e muzikës xhaz, Elina Duni dhe kitaristi anglez, Rob Luft nesër mbrëma me një koncert xhaz do të ngjiten në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë.

Dy artistët e shquar, në kuadër të JazzFest Tetova 2017, do të sjellin këngë shqiptare të ndërthurura në xhaz.

Elina Duni e cila për publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar u bë emër shumë i njohur dhe i dashur kultivon kryesisht këngë shqipe të cilat i gërsheton në mënyrë të përkryer me muzikën xhaz. 

Artistja deri më tani ka publikuar disa albume, "Baresha" (2008), "Lume Lumë" (2010) që u promovua edhe në Shkup në nëntor të vitit 2010, si dhe albumin "Matanë Malit", i cili u publikua nga një prej shtëpive diskografike më të famshme të xhazit në botë: ECM/Universal.

Përpos koncerteve në Ballkan, Duni muzikën shqiptare e ka prezentuar edhe në vendet e Evropës si në Gjermani, Francë, Zvicër si edhe në Amerikë dhe Kanada.

Kritikët kanë vlerësuar se Elina Duni përmes koncerteve të saj po e vë botën në kontakt me vlerat e muzikës shqiptare.

Edhe pse nuk ka pasur shumë mundësi që të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me muzikën popullore përgjatë fëmijërisë së saj, sepse ka jetuar jashtë Shqipërisë, ajo gradualisht është angazhuar për eksplorimin e kujdesshëm të historisë së trazuar të vendit të saj, e cila ka gjetur këngë me një bukuri të rrallë dhe një fuqi të vërtetë emocionale. shk/10:40

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA