• A-
  • A
  • A+
E hënë, 22 Tetor 2017, 

"Nata e bardhë" në Shkup

"Nata e bardhë" në Shkup

Shkup, 7 tetor 2017 (MIA) - Manifestimi tradicional "Nata e bardhë" do të mbahet sot në Shkup për të 13-tën herë. Në kuadër të programit në disa lokacione në qytet do të mbahen koncerte, ekspozita dhe performanse.

Ekspozita "Mes yjeve dhe përrrallave" e Salvador Dalit do të hapet në Galerinë e Qendrës rinore kulturore - QRK. Do të prezantohen gjithsejt 29 vepra të këtij artisti. Ekspozita është organizuar në bashkëpunim me galerinë artistike "Viskonti" nga Lubjana dhe Qendra kulturore qendroro-evropiane nga Novi Sadi.

Në foajenë e epërme të kinemasë "Frosina" në QRK do të vendoset ekspozita "Seksi dhe revolucioni" i ekipit autorial Katerina Stankoviq - Bjegoviq, artiste figurative dhe Jelena Zhivkoviq, historiane.

Në sheshin "Maqedonia" në orën 21 performansë do të ketë trupa "Tago&АtoBIZ". Në platonë e QRK-së do të interpretojnë "Barbarisms" - bend treanëtarësh nga Stokholmi, i kryesuar nga kompozitori amerikan Nikollas Faraone, benmdi tetovar "Conquering Lion" dhe "Ninos Du Brasil", duoja perkusioniste italiane, me përcjellje nga muzika braziliane e karnavaleve.

Në sallën vallëzuese të QRK-së do të interpretojnë "I TPAME I TVRAME" dhe "UJ PA GAZ" nga Shqipëria, "KANTON6" dhe Nino Naumov dhe DJ Set bga Shkupi. Në kinemanë e xhepit të QRK-së interpretim solist do të ektë Aleks jonson nga Danimarka, kitarist i shpërblyer, kompozitor dhe improvizues.

Vozitja në autobusët urban të NPQ Shkup të cilët qarkullojnë drejt rajonit qendror urban, prej orës 19:00 deri në orët e hershme të mëngjesit do të jetë pa pagesë. ab/12:03

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.