• A-
  • A
  • A+
E enjte, 19 Tetor 2017, 

ELEM do të shpallë thirrje për furnizim të 29,7 gigavat orë energji elektrike

ELEM do të shpallë thirrje për furnizim të 29,7 gigavat orë energji elektrike

Shkup, 5 tetor 2017 (MIA) - SH ELEM gjatë ditës së sotme do të shpallë thirrje, ndërsa të martën më 10 tetor do të mbahet ankand për blerjen e 29,7  gigavat orë energji elektrike për nevojat e konsumatorëve tarifor (amvisëritë dhe konsumatorët më të vegjël industrial), informojnë nga kompania.

"Sasia e energjisë elektrike që është planifikuar të blihet në tetor është dedikuar për në nëntor, kur do të rritet kërkesa e energjisë elektrike për shkak të sezonit të ngrohjes. Prodhimi i SHBA ELEM në atë periudhë do të jetë e pamjaftueshme për shkak të asaj që një bllok i REK "Bitola" ende do të në  riparim, në REK "Osllomej" ende po zgjasin aktivitetet përgatitore për fillimin e prodhimit dhe për gërmimet e qymyrit i cili deri tani nuk është siguruar, derisa hidrocentralet nuk disponojnë me akumulime të mjaftueshme për nevojat e prodhimit në periudhën e dimrit", kumtoi AGA ELEM.

Saktësojnë se sasia shtesë e energjisë elektrike nevojitet për në nëntor furnizohet një muaj më herët me qëllim me thirrjen me kohë deri te firmat importuese të sigurohet konkurrencë më e mirë dhe me çmim më të ulët. hr/bsh/

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.