• A-
  • A
  • A+
E enjte, 19 Tetor 2017, 

Iniciativa "Një rrip, një rrugë" mundësi për projekte investuese dhe infrastrukturore

Iniciativa "Një rrip, një rrugë" mundësi për projekte investuese dhe infrastrukturore

Ohër, 6 tetor 2017 (MIA) - Përfaqësues të 15 shteteve nga katër kontinente marrin pjesë në Konferencën e tretë "Kina - Evropa Qendrore dhe Lindore" kushtuar rolit të kapitalit njerëzor në iniciativën "Një rrip, një rrugë" që prej sot mbahet në Ohër.

Në hapjen e konferencës, presidenti Gjorge Ivanov theksoi se Maqedonia, për shkak të përvojës pozitive nga e kaluara, dëshiron të jetë pjesë të Rrugës së re të mëndafshit për çfarë arsye e mbështet iniciativën kineze "Një rrugë, një rrip", për të cilën vlerësoi se kontribuon drejt paqes, prosperitetit, transparencës, inovacionit dhe lidhjes midis civilizimeve.

"Vetëm atje ku ka infrastrukturë të zhvilluar rrugore, ka edhe tregti dhe bashkëpunim të zhvilluar. Jemi të vetëdijshëm se kur ndërtohet një infrastrukturë e re, ndryshon edhe gjeografia, ndërsa me ndryshimin e gjeografisë, ndryshon edhe ardhmëria. Projektet infrastrukturore në kuadër të 'Një rrugë, një rrip' do t'u mundësojnë shteteve nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore të jenë të lidhura fuqimisht mes vete, me ç'rast do të rritet konkurrenca e ekonomive nga rajoni për investime të huaja. Kjo në mënyrë të pakthyeshme do ta ndryshojë gjeografinë e rajonit, do t'i fshijë paragjykimet dhe ndarjet, do ta avancojë bashkëpunimin dhe do ta ndërtojë ardhmërinë evropiane të të gjithë shteteve në rajon", theksoi Ivanov.

иванов конференција кина европа

Bëhet fjalë për iniciativë tejet të rëndësishme, posaçërisht për Maqedoninë për shkak se "Një rrip, një rrugë" ofron mundësi për financim të projekteve të mëdha infrastrukturore në rajon që do të kontribuonin për zhvillim të tij më të madh ekonomik.

"Po ndërtohet hekurudhë e shpejtë Budapest - Beograd, kinezët kanë edhe projekt të madh në portin në Pireja, ndërsa Maqedonia si shtet që gjeografikisht ndodhet midis këtyre dy pikave ka potencial të madh për benefit ekonomik. Krahas infrastrukturës, edhe më të mëdha janë mundësitë e saj për zhvillim të shkencës dhe arsimit, ndërsa posaçërisht turizmit. Këtu jemi në Ohër, që përfaqësuesit kinezë të munden drejtpërdrejt të binden në potencialet turistike të Maqedonisë që do të hapte mundësi për projekte në këto sfera", thotë profesor Mateush Rashkoviq nga Fakulteti i Ekonomisë në Lubjanë.

De-xhun Cao, profesor nga Universiteti për financa dhe ekonomi ndërkombëtare në Seçuan, theksoi në potencialet që Maqedonia i posedon si mundësi për vendosje të bashkëpunimit më intensiv me ekonominë kineze.

Projekti "Një rrugë, një rrip" në formatin "16 plus një" që e realizon Republika Popullore e Kinës parashikon mekanizma të mëdha financiare për të cilët përmes bankave kineze qëndrojnë në dispozicion më shumë se 50 miliardë dollarë për projekte infrastrukturore dhe të tjera në rajon. Sipas ekspertëve, që të shfrytëzohen një pjesë e këtyre mjeteve është e nevojshme që të ketë projekte të planifikuara dhe serioze të cilat do t'i kishin parasysh interesat e partnerëve potencial kinezë. ff/shk/13:27

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.