• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 22 Nëntor 2017, 

Djaloshi 12 vjeçаr, 2.3 metra i gjatë, duhet të bëhet operacion për të ndaluar rritjen

Djaloshi 12 vjeçаr,  2.3 metra i gjatë, duhet të bëhet operacion për të ndaluar rritjen

Brazili, 18 tetor 2017 (MIA) - Gabriel Gomes nga Brazilia e Brazilit është vetëm 12-vjeç dhe konsiderohet djali më i gjatë në botë me një gjatësi 2.3 metra.

Ai vuan nga gigantizmi, një çrregullim serioz i shkaktuar nga një tumor i gjëndrës së hipofizës, që do të thotë se trupi i tij prodhon shumë hormone të rritjes, dhe siç raportohet ai do t’i nënshtrohet një operacioni të rrezikshëm në tru për të ndaluar rritjen e mëtejshme.

"Më shqetëson shumë fakti që jam i gjatë, dua të jem normal. Ndjej shumë dhimbje, këmbët më lodhen shumë. Ndonjëherë vuaj nga dhimbja e shpinës, e kam kurrizin me gungë", shprehet Gabriel.

Gabrieli ka bërë edhe operacione të tjera në moshën 10 vjeçare dhe kaloi disa kohë në spital.

Megjithatë mjekët nuk arritën që t’i hiqnin të gjithë tumorin dhe ka vazhduar që të rritet. Tani 2 vite më pas nevoja e Gabriel për kirurgji është urgjente. Nëse operacioni dështon, nuk ka asgjë që do të ndalojë rritjen e trupit të tij dhe organet e tij do të reshtin së funksionuari.

Eksperti i hormoneve Dr.Flavio Cadegiani tha se gigantizmi është një sëmundje shumë e rrallë që komprometon jetën e pacientit.

"Ky pacient ka shumë të ngjarë të vdesë në 15 vitet e ardhshme. Pra, ai duhet të shkojë nën një operacion të ri", deklaroi Dr.Flavio Cadegiani. fb/mp/15:23

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Kendall Jenner rrëzon nga froni Giselen Bundschen si modelja më e paguar në botë

Kendall Jenner ka rrëzuar nga pozita e parë Gisele...

Muhamed - emri më i përdorur në Vjenë

Në listën zyrtare të emrave më të pëlqyer për fëmi...

Dua Lipa mahnit publikun në Meksikë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po ...

Sharapovës i kanosen shtatë vjet burg

Tenistja ruse Marija Sharapova po përballet me aku...

Kendrick Lamar dominoi në mbrëmjen e MTV VMA 2017 - këta janë fituesit

Emrat më të mëdhenj të muzikës janë mbledhur mbrëm...