• A-
  • A
  • A+
E martë, 12 Dhjetor 2017, 

Një grup i kongresistëve deri te Tilerson: Ballkani duhet të jetë prioritet i SHBA-së

Një grup i kongresistëve deri te Tilerson: Ballkani duhet të jetë prioritet i SHBA-së

Uashington, 6 tetor 2017 (MIA) - Një grup prej 14 anëtarëve të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, më 3 tetor dërgoi letër deri te sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson, në të cilën i bëri thirrje në ripërtëritje të vëmendjes politike në Ballkan.

"Serbia është kurrizi politik i tërë rajonit. Rëndësia e Ballkanit u tregua gjatë historisë: me mungesën e stabilitetit të Ballkanit do të rrezikohet edhe stabiliteti evropian", thuhet në letër.

Kongresistët theksojnë se në Ballkan ende janë të ngarkuar me frymët nga konfliktet nga e kaluara dhe se marrëdhëniet e rrezikuara dhe jo të plota midis Serbisë dhe Kosovës, mbesin pengesë kyçe për stabilitetin e tërë rajonit. Ata në letër potencojnë se Serbisë veçanërisht i është e nevojshme mbështetje amerikane.

Në letër theksohet se është e nevojshme vëmendje e zgjeruar dhe mbështetje e SHBA-së në rajonin ballkanik, duke i pasur parasysh sfidat e sigurisë me të cilat tani përballen vendet e rajonit.

Vendet e rajonit, gjithashtu, përballen me sfidat të reja të sigurisë të cilët kërcënohen për shkak të rekrutimit të terroristëve, shkruajnë kongresistët, duke shtuar se për momentin në Siri janë të paktën 875 luftëtarë nga Ballkani.

"Shpresojmë se, pas trazirave në dekadat e fundit, Ballkani do të ketë të ardhme si pjesë e Evropës demokratike dhe të qetë. Ju ftojmë, si prioritet ta vendosni mbështetjen në rajonin më të gjerë ballkanik dhe veçanërisht në Serbi", thuhet në letrën e dërguar deri te Tilerson. fb/bsh/16:27

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA