• A-
  • A
  • A+
E enjte, 14 Dhjetor 2017, 

Orban: Kërcënimi i BE-së për veprime juridike është qesharake

Orban: Kërcënimi i BE-së për veprime juridike është qesharake

Budapest, 6 tetor 2017 (MIA) - Pasojat juridike me të cilat Komisioni Evropian iu kërcënua Hungarisë për shkak të ligjit për financim nga ana e organizatave të huaja, janë qesharake, deklaroi sot kryeministri hungarez Viktor Orban.

"Nga larg mund ta ndjeni opurtunizimin politik. Nëse i marrim seriozisht dhe ne do të bëhemi qesharak", deklaroi Orban në intervistën e rregullt javore për radion shtetërore.

Komisioni Evropian pardje e filloi fazën e dytë nga procedura juridike kundër Hungarisë, për shkak të ligjit kontestues, për të cilin Brukseli pohon se shkel disa rregulla të BE-së. Komisioni Evropian i filloi masat juridike kundër Hungarisë në korrik të këtij viti, menjëherë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për oganizatat jpqeveritare.

Akti normatv i obligon organizatat joqeveritare të cilat marrin financim të huaj direkt apo indirekt mbi 24.000 euro të regjistrohen si "organizata civile të financuare nga jashtë".

Komisioni Evropian publikoi "mendim të argumentuar" në të cilin theksohet shqetësimi i saj lidhur me ligjin dhe i bëri thirrje Hungarisë të përmbahet ndaj rregullativave evropiane lidhur me këtë çështje.

Budapesti zyrtar ka një mujaj të prononcohet për kërkesën. Në të kundërtën, Komisioni Evropian mund ta padisë Hungarinë para Gjykatës së BE-së, e cila ka të drejtë të vendosë masa ndëshkuese. hr/bsh/16:39

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Bebe Rexha, pjesë e jurisë në "The Voice of America"

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është bër...

Albumi i Dua Lipës ndër 50 më të mirët e vitit 2017

"Billboard" në mesin e shumë albumeve të shumë yje...

Princat William dhe Harry në premierën e "Lufta e yjeve" në Londër

Princat britanikë William dhe Harry, në befasinë e...

Fshati Pjetërshan i stolisura si në përralla

Fshati Pjetërshan i Gjakovës edhe këtë vit ka marr...

Një i burgosur iu dorëzua autoriteteve pas 20 viteve të kaluar në arrati

I burgosuri Gasan Saleh (66), i cili para 20 vitev...