• A-
  • A
  • A+
E martë, 24 Tetor 2017, 

Ankara: Nuk ka kurrfarë pengesa për ekstradimin e Fetulla Gylenit nga SHBA-ja

Ankara: Nuk ka kurrfarë pengesa për ekstradimin e Fetulla Gylenit nga SHBA-ja

Ankara, 6 tetor 2017 (MIA) - Ministri turk i Drejtësisë Abdulhamit Gjyl sot deklaroi se më nuk ekzistojnë kurrfarë pengesa për ekstradimin e predikuesit islamik Fetulla Gylen nga SHBA-ja në Turqi.

Autoritetet turke e akuzojnë Gylenin se qëndron pas tentimit të vjetshëm për grusht shtet në vend dhe negociojnë me Uashingtonin për kërkesën për ekstradimin e tij.

"Të gjitha obligimet e ndërmarra janë realizuar në pajtim me dakordimin. Zyrtarisht më nuk ka kurrfarë pengesa për ekstradimin e Gylenit", deklaroi ministri Gjyl.

Gylen jeton në eksil vullnetar në SHBA nga viti 1999 dhe nga prona e tij në shtetin federal amerikan Pensilvania udhëheq me një fondacion ndërkombëtar, pronar i disa shkollave dhe organizatave tjera, për të cilat autoritetet turke thonë se ishin drejtpërdrejtë të përfshirë në tentimin për grusht shtet.

Turqia pohon se SHBA-së ia ka dorëzuar të gjitha dëshmitë për përzierjen e Gylenit në tentimin për grusht shtet, si pjesë e kërkesës për ekstradim.

"Kërkojmë që SHBA-ja të na e ekstradojë këtë udhëheqës të organizatës terroriste e cila ka vrarë 250 njerëz në Turqi, që është dokumentuar me dëshmi dhe me aktgjykime", shtoi Gjyl. fb/bsh/18:01

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Nju-Jork: Filloi hetimi për kompaninë "Vajnstin"

Prokurori publik i shtetit federeal amerikan të Nj...

Londër, sfilatë modeste me hixhab (video)

Shtatë stiliste kanë prezantuar koleksionet e tyre...

Rita Ora lanson këngën e re ‘Anywhere’ (video)

Rita ende nuk ka mundur që të lansojë albumin e dy...

Peshkaqeni dhelpër bie në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit

Një specie e rrallë peshkaqeni për brigjet detare ...

Publikohen letrat e Obamas për ish-të dashurën

Letrat personale të Barak Obama, që ai i ka shkrua...