• A-
  • A
  • A+
E enjte, 19 Tetor 2017, 

Komisioni i Venecias kërkon zbutje të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

Komisioni i Venecias kërkon zbutje të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

Bruksel, 6 tetor 2017 (MIA) - Komisioni i Venecias pranë Këshillit të Evropës sot kërkoi nga Turqia t'i pezullojë disa nga dispozitat ligjore të vendosura në vend pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, në bazë të të cilave ishin arrestuar disa persona të rinj.

Në raportin e Komisionit vlerësohet se pas tentimit të vitit të kaluar "për gusht shtet në Turqi, ka qenë e nevojshme të vendosen masa të caktuara të jashtëzakonshme".

"Autoritetet turke ndërkaq filluan shumë në përgjithësi t'i zbatojnë ato kompetenca të jashtëzakonshme", vlerëson Komisioni i Venecias.

Pa tentimit për gusht shtet në korrik të vitit të kaluar, autoritetet turke filluan me arrestime masovike dhe largime nga puna të personave të cilët ishin akuzuar për lidhje me lëvizjen e predikuesit islamik Fetulla Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron pas tentimit për grusht shtet.

Gylen, i cili jeton në egzil vullnetar në SHBA nga viti 1999, nga ana e tij, kategorikisht hedh poshtë çfarëdo qoftë lidhshmërie me tentimin për grusht shtet. hr/bsh/19:57

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA