• A-
  • A
  • A+
E martë, 12 Dhjetor 2017, 

Panel diskutim për Ballkanin Perëndimor: Reforma të qëndrueshme për hyrje në BE

Panel diskutim për Ballkanin Perëndimor: Reforma të qëndrueshme për hyrje në BE

Podgoricë, 7 tetor 2017 (MIA) - Vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të përkushtohen në zbatimin e reformave të brendshme, të cilat do të jenë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme, vlerësuan mbrëmë pjesëmarrësit në panelin "Ballkani Perëndimor - Mes problemeve të shumta të brendshme dhe integrimeve evropiane", që u mbajt në qytetin malazez Petrovac.

Tubimin e organizuan Qendra malazeze për politikë të jashtme, Fondacioni "Hans Zajdel" dhe Universiteti "Dollna Gorica", në suaza të konferencës tgreditëshe "Diskursi i Petrovacit për Evropë", që përfundon sot.

Në fjalimin në panel, kryetari i Parlamentit malazez, Ivan Brajoviq vlerësoi se secili shtet nga Ballkani Perëndimor po përballet me sfida të veta, por edhe krahas problemeve, me rëndësi është të ruhet bashkëpunimi rajonal.

Ai theksoi se detyrë e vendeve nga Ballkani Peërndimor duhet të jetë prëforcimi i sundimit të së drejtës, që do t'ua lehtësojë procesin e eurointegrimeve, zbatimin e reformave, por edhe tërheqjen e investimeve, para së gjithash në infrastrukturë.

Kryetarja e Forumit për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Lëvizjes evropiane të Serbisë, Jelica Miniq vlerësoi se problem kryesor i rjaonit janë reformat e ngadalshme, por edhe proceset destabilizuese të cilat dlain nga konfliktet e trashëguara.

Profesori i Fakultetit për shkenca politike pranë Universitetit në Zagreb, Sinisha Tatalloviq konsideron se kur flitet për gjendjen në rajon, nuk duhet të harrohet ndikimi i Rusisë dhe Turqisë.

"Rusia dhe Turqia do t'i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë në rajon, që do t'i anashkalojë BE-ja", theksoi Tatalloviq. ab/10:52

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.