• A-
  • A
  • A+
E enjte, 14 Dhjetor 2017, 

Lavrov: Marrëveshja bërthamore iraniane duhet të mbetet në formën e tanishme

Lavrov: Marrëveshja bërthamore iraniane duhet të mbetet në formën e tanishme

Moskë, 6 tetor 2017 (MIA) - Moska dëshiron që marrëveshja për programin bërthamor iranian, të lidhur mes fuqive botërore dhe Iranit në vitin 2015 të mbetet në formën e tanishme, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov.

Lavrov shfaqi shpresë se presidenti amerikan Dolanld Tramp do të marrë vendim "të balancuar" për atë nëse do të mbetet i përkushtuar në marrëveshjen për programin bërthamor iranian.

"Pjesëmarrja e SHBA-së do të jetë faktor i rëndësishëm lidhur me këtë çështje", theksoi Lavrov.

"Uashington post" duke iu referuar burimeve në Shtëpinë e Bardhë dje publikoi se Trampi javën e ardhshme do ta tërheqë mbështetjen për marrëveshjen bërthamore iraniane, sepse mendon se ajo nuk është në pajtim me interesat kombëtare të SHBA-së.

gazeta vlerëson se vendimi i tillë i Trampit do të mund të jet hap që do të sjellë deri në prishjen e marrëveshjes.

Sipas "Uashington post" , Trampi me siguri më 12 tetor do të mbajë fjalim në të cilin do ta prezantojë strategjinë e tij për Iranin.

Trampi më 15 tetor duhet ta informojë Kongresin për atë nëse Irani i respekton obligimet e marra nga marrëveshje bërthamore, me ç'farë kongresistët kanë afat prej 60 ditëve të vendosin rreth vendosjes së mundshme të sanksioneve ndaj Teheranit.

Shumica e senatorëve republikanë, në mesin e të cilëve edhe Ted Kruz dhe Tom Koton i bënë thirrje Trampit të shpallë se Irani nuk e respekton marrëveshjen dhe me atë të fillojë procesi i vendosjes së sërishme të sanksioneve ndaj vendit. hr/bsh/19:11

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Bebe Rexha, pjesë e jurisë në "The Voice of America"

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është bër...

Albumi i Dua Lipës ndër 50 më të mirët e vitit 2017

"Billboard" në mesin e shumë albumeve të shumë yje...

Princat William dhe Harry në premierën e "Lufta e yjeve" në Londër

Princat britanikë William dhe Harry, në befasinë e...

Fshati Pjetërshan i stolisura si në përralla

Fshati Pjetërshan i Gjakovës edhe këtë vit ka marr...

Një i burgosur iu dorëzua autoriteteve pas 20 viteve të kaluar në arrati

I burgosuri Gasan Saleh (66), i cili para 20 vitev...