• A-
  • A
  • A+
E hënë, 11 Dhjetor 2017, 

Irani i gatshëm për dialog për programin e tij raketor

Irani i gatshëm për dialog për programin e tij raketor

Teheran, 6 tetor 2017 (MIA) - Përfaqësuesit iranian kanë dërguar sinjale deri te gjashtë fuqitë e mëdha nënshkruese të marrëveshjes për programin bërthamor iranian, se Teherani është i gatshëm të fillojë bisedime për programin e tij bërthamor, kumtuan burime diplomatike.

Paralajmërimi nga Teherani vjen pasi presidenti amerikan Donald Tramp kumtoi se së shpejti mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Sipas burimeve diplomatike, përfaqësuesit iranian ishin nxitur nga kërcënimet e Trampit se do ta prishë marrëveshjen bërthamore, për shkak të së cilës kanë kërkuar dialog për programin raketor.

"Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të paradokohshme të Kombeve të Bashkuara, Irani u tha përfaqësuesve të fuqive botërore se mund të hapet diskutim për programin raketor, me qëllim që të shmanget shqetësimi i tyre", deklaroi diplomati iranian.

Marrëveshja e ndalimin e programit bërthamor të Iranit ishte arritur në vitin 2015 mes Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore - SHBA-së, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Kinës.

Sipas marrëveshjes, Irani duhet ta dorëzojë uraniumin e pasuruar të tij dhe të largojë një pjesë të madhe të centrifugave të cilat përdoren për përpunim të uraniumit, ndërsa SHBA dhe shtetet evropiane në mënyrë të konsiderueshme i lehtësuan sanksionet e vendosura ndaj Teheranit.

Trampi dhe Partia e tij Republikane e kritikojnë marrëveshjen, duke thënë se me të Irani merr fonde financiare të injektuara falë sanksioneve të lehtësuara, ndërsa pas dhjetë viteve do të mundet në mënyrë të padënuar ta vazhdojë programin bërthamor. Seria e provave të paradokohshme raketore nga ana e Iranit, në mënyrë shtesë i ngritën tensionet në relacionin Uashington - Teheran.

Nga fundi i shtatorit, armata iraniane e testoi projektilin e tij  Hormshar, i cili ka veprim prej 2.000 kilometra dhe mund të godasë Izraelin, Indinë dhe Ballkanin. hr/bsh/19:35

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Aktori Deni Masterson akuzohet për përdhunim

Aktori Deni Masterson i cili u bë i njohur me seri...

Fillon sonte edicioni i 19-të i Këngës Magjike

Nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea sonte me...

Ndërron jetë ylli i rokut francez, Johnny Hallyday

Njëri prej yjeve të rokut francez Johnny Hallyday,...

Këngëtari më i dëgjuar në vitin 2017, sipas "Spotify"

Ai u nderua nga "Grammy", por "Spotify" thotë se ë...

Letrat e Greta Grabos zbulojnë sa ka qenë ajo e vetmuar

Koleksioni i letrave të aktores suedezo-amerikane,...