• A-
  • A
  • A+
E martë, 24 Tetor 2017, 

Morosov: Koreja e Veriut planifikon test të raketës që mund ta godasë SHBA-në

Morosov: Koreja e Veriut planifikon test të raketës që mund ta godasë SHBA-në

Moskë, 6 tetor 2017 (MIA) - Rusia pret që Koreja e Veriut së shpejti të kryejë test të raketës me rrezeveprimi të madh, e cila do të mund të arrijë deri në bregun perëndimor të SHBA-së, deklaroi sot anëtari i Komisionit të punëve të jashtme të Dumës ruse, Anton Morozov.

Morozov, i cili ditëve të fundit qëndroi për vizitë në Korenë Veriore, sot në Moskë deklaroi se autoritetet në Phenian përgatisin provë të re raketore.

"Disponimi i tyre është mjaft luftarak. Na dhanë edhe llogaritje matematikore dhe besojnë se kjo raketë mund të arrijë deri në bregun perëndimor të SHBA-së", deklaroi Morozov.

Presidenti amerikan Donald Tramp iu kërcënua Koresë Veriore me përgjigje të ashpër, nëse i realizon paralajmërimet e saj për lansimin e proektilit drejt territorit amerikan, Guam.

Autoritetet në Phenian nuk e realizuan këtë paralajmërim, por lansuan raketa drejt Japonisë.

Deri më tani është menduar se Koreja Veriore nuk ka proektil i cili do të mund t'i godasë Havain, edhe më pak qytetet e mëdha amerikane të bregut perëndimor, siç janë Los Anxhelos, San Diego dhe San Francisko. fb/bsh/20:13

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Nju-Jork: Filloi hetimi për kompaninë "Vajnstin"

Prokurori publik i shtetit federeal amerikan të Nj...

Londër, sfilatë modeste me hixhab (video)

Shtatë stiliste kanë prezantuar koleksionet e tyre...

Rita Ora lanson këngën e re ‘Anywhere’ (video)

Rita ende nuk ka mundur që të lansojë albumin e dy...

Peshkaqeni dhelpër bie në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit

Një specie e rrallë peshkaqeni për brigjet detare ...

Publikohen letrat e Obamas për ish-të dashurën

Letrat personale të Barak Obama, që ai i ka shkrua...