• A-
  • A
  • A+
E martë, 12 Dhjetor 2017, 

Forcat qeveritare siriane e larguan SHI-në nga Homsi

Forcat qeveritare siriane e larguan SHI-në nga Homsi

Damask, 7 tetor 2017 (MIA) - Armata siriane, e ndihmuar nga forcat aleate, e përfundoi operacionin ushtarak kundër grupit Shteti islamik (SHI) në pjesën lindore të provincës Homs, duke i larguar tërësisht xhihadistët nga ajo pjesë e vendit, kumtoi një prëfaqësues i Forcave të armatosura të Sirisë.

"Në operacionin e armatës siriane në lindje të provincës Homs janë shkatërruar edhe vatrat e fundit të SHI-së. Nën kontrollin tonë tani janë dhjetëra vendbanime", shtoi përfaqësuesi ushtarak.

Sipas tij, forcat qeveritare siriane në këtë operacion çliruan territorin prej rreth 1.800 kilometra katrorë.

Të mërkurën, ndërkaq, armata irakiane mori kontrollin ndaj qytetit Havixha, që ishte vatra e fundit më e madhe urbane e SHI-së në Irak.

Havixha, qytet prej 70.000 banorëve në perëndim të Kirkukut, paraqiste kërcënim për fushat irakiane të naftës. SHI e pushtoi qytetin në vitin 2014, gjatë ofensivës së vet voluminoze në kuadër të të cilës i mori edhe Mosulin, Tikritin, Falluxhën dhe pjesë të Bagdadit, përkatësisht pjesën më të madhe të Irakut që është e banuar me arabë sunitë. ab/11:06

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Lideri koreanoverior e kontrollon edhe motin

Lideri koreanoverior Kim Xhong-un u ngjit në malin...

Italiani e kaloi Tibrin duke ecur nëpër litar

Ekuilibristi italian Andrea Loreni, duke ecur në l...

Garë me mbi 7.000 njerëz si Plaku i Vitit të Ri në qendër të Madridit

Më shumë se 7 mijë njerëz të veshur si Plaku i Vit...

Aktori Deni Masterson akuzohet për përdhunim

Aktori Deni Masterson i cili u bë i njohur me seri...

Fillon sonte edicioni i 19-të i Këngës Magjike

Nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea sonte me...