• A-
  • A
  • A+
E hënë, 11 Dhjetor 2017, 

"Marshe patriotike" të kundërshtarëve të pavarësisë së Katalonjës

"Marshe patriotike" të kundërshtarëve të pavarësisë së Katalonjës

Madrid, 7 tetor 2017 (MIA) - Disa organizata që kundërshtojnë pavarësinë e Katalonjës për sot kanë njoftuar nisjen e "marsheve patriotike" në disa qytete në Spanjë, duke përfshirë Madridin dhe Barcelonën.

"Spanja është më e mirë se udhëheqësit e saj. Tani është momenti për t'u mbledhur dhe t'u thuhet atyre se janë të paaftë dhe të papërgjegjshëm" citohet  në thirrjen e organizatorëve të "Marsheve Patriotike".

Paralajmërimet e këtyre tubimeve vijnë në një kohë kur edhe Madridi edhe Barcelona përpiqen që t'i ulin tensionet e shkaktuara me mbajtjen e referendumit për pavarësinë e Katalonjës më 1 tetor.

Qeveria spanjolle dje i kërkoi ndjesë banorëve të Katalonjës,  për qindra të plagosurit në përpjekjet e policisë kombëtare për të penguar referendumin, ndërsa lideri i Katalonjës Karles Puxhdemon e anuloi fjalimin e tij në Parlamentin rajonal në Barcelonë, i cili ishte paralajmëruar për të martën, kur pritej të shpallë pavarësinë e rajonit.

Mediat në Spanjë vlerësojnë se tani për tani nuk dihet se çfarë veprimi do të ndërmerret nga Puxhemond javën e ardhshme, në kushte kur është i ekspozuar përballë presionit nga separatistët për "respektimin e vendimit të referendumit" dhe shpalljen e pavarësisë së Katalonjës.

Ai paraprakisht ka kërkuar ndërmjetësimin ndërkombëtar për të kapërcyer mosmarrëveshjen mes Madridit dhe Barcelonës. Zvicra dje ofroi të ndërmjetësojë në këtë dialog, por Madridi refuzoi çdo lloj bisedimesh me udhëheqësit rajonalë katalanas derisa ata nuk heqin dorë nga ideja e pavarësisë për Katalonjën. mp/12:30

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Aktori Deni Masterson akuzohet për përdhunim

Aktori Deni Masterson i cili u bë i njohur me seri...

Fillon sonte edicioni i 19-të i Këngës Magjike

Nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea sonte me...

Ndërron jetë ylli i rokut francez, Johnny Hallyday

Njëri prej yjeve të rokut francez Johnny Hallyday,...

Këngëtari më i dëgjuar në vitin 2017, sipas "Spotify"

Ai u nderua nga "Grammy", por "Spotify" thotë se ë...

Letrat e Greta Grabos zbulojnë sa ka qenë ajo e vetmuar

Koleksioni i letrave të aktores suedezo-amerikane,...