• A-
  • A
  • A+
E enjte, 19 Tetor 2017, 

ZL2017/Gruevski nga Krusheva: Qeveria zhvillon politika të dëmshme ekonomike

ZL2017/Gruevski nga Krusheva: Qeveria zhvillon politika të dëmshme ekonomike

Krushevë, 6 tetor 2017 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga tubimi i sotshëm parazgjedhor në Krushevë e paralajmëroi të ashtuquajturën erë të re, e cila, siç tha, parashikon shumë projekte të reja edhe për banorët e kësaj komune.

Në fjalim i dënoi politikat ekonomike të pushtetit, duke theksuar se janë të dëmshme dhe çojnë drejt, siç tha, rreziqeve serioze dhe pasojave afatgjate.

"Ekonomia shkon në tatëpjetë. Shumë seriozisht theksoj dhe kështu duhet të kuptohem, se këto politika të dëmshme ekonomike çojnë drejt rreziqeve serioze dhe pasojave afatgjate dhe për këtë duhet të ndalojnë edhe atë sa më shpejt që të jetë e mundur", theksoi Gruevski.

Sipas tij, shpenzimet për investimet kapitale janë përgjysmuar, nga 25 milionë euro në pesë muajt e parë të vitit, në 14 milionë euro. Ky, tha Gruevski, është shkaku më i madh për rënien ekonomike. mb/bsh/20:27

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA