• A-
  • A
  • A+
E hënë, 22 Tetor 2017, 

Gjendje e jashtëzakonshme në Florida, Alabama dhe Luiziana për shkak të stuhisë Nejt

Gjendje e jashtëzakonshme në Florida, Alabama dhe Luiziana për shkak të stuhisë Nejt

Nju-Jork, 6 tetor 2017 (MIA) - Autoritetet në shtetet federale amerikane, Florida, Alabama dhe Luizijana sot shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të afrimit të stuhisë tropikale Nejt.

Për momentin vatra e stuhisë është 185 kilometra në lindje të bregut të Hondurasit dhe në SHBA pritet të arrijë të dielën.

Sipas Qendrës nacionale amerikane për uraganë, stuhia mund të rritet në uragan të kategorisë së parë dhe të sjell reshje në rajonet bregdetare nga 50 deri në 150 kilometra.

Qendra kumtoi se janë publikuar paralajmërime për uragan dhe stuhi të fuqishme për bregdetin verior në Gjirin meksikan.

Moti i ligë shoqërohet me erëra me shpejtësi prej 895 kilometra në orë. Pritet sot Nejt të arrijë deri në pjesën jugore të Gjirit meksikan, ndërsa nesër në mbrëmje ose të dielën deri në bregdetin e tij verior. fb/bsh/20:29

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.