• A-
  • A
  • A+
E hënë, 11 Dhjetor 2017, 

Misioni i policisë kombëtare spanjolle në Katalonjë vazhdohet deri më 18 tetor

Misioni i policisë kombëtare spanjolle në Katalonjë vazhdohet deri më 18 tetor

Madrid, 6 tetor 2017 (MIA) - Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme sot mori vendim për vazhdimin e qëndrimit të pjesëtarëve të policisë kombëtare dhe Gardës civile në Katalonjë deri më 18 tetor.

Njësitet e policisë kombëtare katalonjase dhe të Gardës civile ishin dërguar në Katalonjë në suaza të masave të Madridit për parandalimin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës që u mbajt të dielën.

Fillimisht ishte paraparë këto pjesëtarë të forcave spanjolle të sigurisë të mbesin në Katalonjë deri më 11 tetor, por me vendimin e sotëm të Ministrisë misioni i tyre vazhdohet për edhe një javë.

Në prag të referendumit, autoritetet qendrore spanjolle në Katalonjë dërguan 6.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë spanjolle, të cilët iu bashkuan rreth 6.000 kolegëve të tyre të cilët vazhdimisht janë të stacionuar në atë rajon autonom.

Vendimi për vazhdimin e misionit vjen në prag të seancës së paralajmëruar të Parlamentit katalonjas për të hënën, në të cilën është e mundur të merre vendim për pavarësi të Katalonjës. hr/21:03

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Aktori Deni Masterson akuzohet për përdhunim

Aktori Deni Masterson i cili u bë i njohur me seri...

Fillon sonte edicioni i 19-të i Këngës Magjike

Nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea sonte me...

Ndërron jetë ylli i rokut francez, Johnny Hallyday

Njëri prej yjeve të rokut francez Johnny Hallyday,...

Këngëtari më i dëgjuar në vitin 2017, sipas "Spotify"

Ai u nderua nga "Grammy", por "Spotify" thotë se ë...

Letrat e Greta Grabos zbulojnë sa ka qenë ajo e vetmuar

Koleksioni i letrave të aktores suedezo-amerikane,...