• A-
  • A
  • A+
E hënë, 11 Dhjetor 2017, 

ZL2017/Ahmeti në Saraj: E gjithë BDI qëndron prapa Blerim Bexhetit

ZL2017/Ahmeti në Saraj: E gjithë BDI qëndron prapa Blerim Bexhetit

Shkup, 6 tetor 2017 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim i ka hyrë garës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit me bindje se edhe kësaj here do të marrë verdiktin popullit për të rrumbullakuar objektivin që Saraji në plotëkuptimin e fjalës të bëhet për nga zhvillimi pjesë e Qytetit të Shkupit.

Abdilsamet Shabani duke i dëshiruar mirëseardhje kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, në bastionin e BDI-së në këtë zonë, shprehu bindjen se si këshilltar së bashku me bashkëpartiakët e tij në Këshillin e Qytetit të Shkupit do të jetë zëri i gjithë qytetarëve të këtyre viseve.

Kandidati për kryetar të kësaj komune, Blerim Bexheti si dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë Reshat Ramadani, siguruan se gjatë mandatit të ardhshëm do të vënë në jetë programin që ka marrë pëlqimin e të Sarajit dhe vendbanimeve që bëjnë pjesë në këtë komunë. Projektet, sipas Bexhetit, do ta bëjnë komunën plotësisht urbane, edhe atë përmes zhvillimit lokal ekonomik, të infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit e mjedisit jetësor.Me këtë rast ai veçoi ndërtimin e poliklinikëspër të cilën janë caktuar hapësirat dhe është përcaktuar vendi i kësaj qendre spitalore si nevojë dhe kërkesë e kamotshme e banorëve.

Duke përgëzuar ekipin fitues për programin e mirëstudiuar të qeverisjes lokale për mandatin e ardhshëm, Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është i bindur që kandidati për kryetar të Sarajit, Blerim Bexheti, do ta çojë deri në fund programin e përcaktuar, si dalzotës dhe kolegjial për të zhvilluar arsimin, shërbimet në shëndetësi, në biznes, për përparimin e infrastrukturës, për rritjen e sigurisë në komunë, për ta bërë atë që të ec me kohën.

Një pjesë të paraqitjes së tij, lideri i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, ua kushtoi zhvillimeve aktuale politike duke theksuar transparencën e BDI-së si një ndër virtytet kryesore. Ne tha ai, kemi bërë marrëveshje partneriteti me LSDM-në, në nivel qendror e lokal dhe ajo është me interes të ndërsjellë.

"Politika është interes dhe ne jemi të zgjedhur t’i mbrojmë interesat e komunitetit që përfaqësojmë, por pa standarde të dyfishta - si flasim, ashtu edhe punojmë. Kërkoj nga ju mbështetjen e kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov, për postin e kryetarit të Qytetit të Shkupit, njësoj sikurse LSDM-ja na mbështet ne në Çair. Tetovë, Gostivar, Kërçovë. Edhe në rethin e dytë të këtyre zgjedhjeve përkrahja do jetë reciproke", paralajmëroi kryetari Ahmeti duke vlerësuar ky është një hap në shërbim të së ardhmes për të tejkaluar ‘ca paragjykime’ për një klimë më të mirë në Republikën e Maqedonisë.

Ai potencoi se kjo nuk arrihet me fushata e vokabular patriotik, sepse këta kapituj janë mbyllur.

"Duhet të shohim e ta kthejmë kokën kah e ardhmja e të lëmë prapa punët e shëmtuara, por jo duke i harruar ato, sepse duke harruar të kaluarën nuk dimë të ndërtojmë të ardhmen", tërhoqi vërejtjen  Ahmeti për të shtuar se e ardhmja jonë është në Evropë, në NATO.

Për arritjen e këtij qëllimi duhet komunikim, bashkëpunim, tolerancë e mirëkuptim, për paqe e zhvillim për të gjithë.

"Republika e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër veç bashkëpunimit mes dy komuniteteve më të mëdha – atij shqiptar e maqedonas, vetëm kështu, bashkërisht mund të jemi ballëlartë e të sigurt për hapat që na presin", përfundoi Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim duke u ndalur më pas në bashkëbisedim me të pranishmit në tubimin e mbajtur në Saraj. hr/21:23

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Aktori Deni Masterson akuzohet për përdhunim

Aktori Deni Masterson i cili u bë i njohur me seri...

Fillon sonte edicioni i 19-të i Këngës Magjike

Nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea sonte me...

Ndërron jetë ylli i rokut francez, Johnny Hallyday

Njëri prej yjeve të rokut francez Johnny Hallyday,...

Këngëtari më i dëgjuar në vitin 2017, sipas "Spotify"

Ai u nderua nga "Grammy", por "Spotify" thotë se ë...

Letrat e Greta Grabos zbulojnë sa ka qenë ajo e vetmuar

Koleksioni i letrave të aktores suedezo-amerikane,...