• A-
  • A
  • A+
E enjte, 18 Janar 2018, 

ZL2017/Zaev: Ndërlidhja infrastrukturore prioritet për Pllasnicën dhe Makedonski Brodin

ZL2017/Zaev: Ndërlidhja infrastrukturore prioritet për Pllasnicën dhe Makedonski Brodin

Makedonski Brod, 6 tetor 2017 (MIA) - Ndërlidhja infrastrukturore për Pllasnicën dhe Makedonski Brodin, zhvillim ekonomik dhe mjedis të pastër jetësor për jetë cilësore të qytetarëve, paralajmëroi sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev nga tubimet e mbrëmshme në dy komunat dhe kërkoi mbështetje për kandidatët për kryrtarë Zhivko Siljanovski dhe Shpresin Ajroski.

"ky rajon i ynë i shkëlqyer mundet ndryshe, mundet më mirë të sjellë jetë për të gjithë. Edha fillimisht të jap fjalën se do ta keni tërë mbështetjen time, mbështetjen e Qeverisë dhe shumicës në Parlament për të gjitha projektet që kanë të bëjnë në infrastrukturë cilësore, ndërlidhje me Makedonski Brodin dhe jetë cilëore për të gjithë qytetarët e Makedonski Brodit", tha Zaev.

Që të ketë investime dhe zhvillim, Makedonski Brod, shtoi Zaev, duhet të hapet drejt kryeqytetit.

"Të gjitha komunat janë me rëndësi të njëjtë dhe paratë do të ndahen në mënyrë të barabartë gjithkund në shtet. Makedonski Brod nuk duhet dhe nuk guxon të lejojë t'ua vazhdojë afatin e kohëzgjatjes edhe  atyre të cilët e udhëheqin komunën, dhe që e udhëhoqën shtetin. Ju i thatë jo pushtetit qendror, tani është koha ta ndryshojmë pushtetin vendor", theksoi Zaev.

Zaev nga Pllasnica dërgoi porosi se vetëm me qytetarë të bashkuar Maqedonia mund të shkojë përpara dhe të kthehet jeta në çdo komunë, për të gjithë.

Ai kërkoi mbështetje për konceptin një shoqëri për të gjithë dhe theksoi se përfundoi koha e ndarjeve, qytetarët bashkohen për jetë në Maqedoni. hr/22:24

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Dua Lipa, këngëtarja më e nominuar e të gjitha kohërave nga Brit Awards

Dua Lipa është këngëtarja e parë femër, pas Adele ...

Xhaka firmosi kontratën e martesës

Dje në Londër është kurorëzuar me martesë lidhja e...

Vetura e vitit 1920 sot kushton 1 milion euro

Një Alfa Romeo e vjetër, e harruar prej dekadash n...

Fshati më i ftohtë në botë thyen rekordet

Fshati më i ftohtë në botë, Oymyakon në Siberi, ka...

Ndërron jetë këngëtarja e "The Cranberries"

Në moshën 46-vjeçare sot në Londër në mënyrë të pa...