• A-
  • A
  • A+
E martë, 12 Dhjetor 2017, 

ZL2017/Zaev: Drejtësi në Maqedoni do të ketë, të mos ndahemi në bazë etnike

ZL2017/Zaev: Drejtësi në Maqedoni do të ketë, të mos ndahemi në bazë etnike

Shkup, 6 tetor 2017 (MIA) - Maqedonia u nis në një rrugë të re demokratike, drejt drejtësisë. Drejtësi në Maqedoni do të ketë. Secili që ka gabuar, do të përgjigjet. Drejtësi do të ketë edhe ky është premtimi im më i fuqishëm. Patjetër të ketë përgjegjësi, jap fjalën, ndërsa fjala është fjalë, porositi nga tubimi qendror i sontëm në Kërçovë lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Zaev kërkoi mbështetje për kryetarin aktual Fatmir Deharin dhe për Listën e këshilltarëve të kryesuar nga Sasho Kacevski. Apelon se ndarja, veçanërisht ajo në bazë etnike, nuk çon askund. Vetëm të bashkuar, së bashku, tha mund të shkojmë përpara.

"Ndarjet nuk çojnë askund. Vetëm së bashku, nga të gjitha bashkësitë etnike, të bashkuar, mund të jetojmë. Perspektiva jonë është në diversitetin tonë. Mjaft na gënjyen në mënyrë etnike, përfundoi ajo kohë. Nëse i shmangim problemet etnike, do të mund të përkushtohemi në gjërat e vërteta - ekonomi, punësime të reja, investime", theksoi Zaev.

Koalicioni i kryesuar nga LSDM, shtoi, paralajmëron kohë të re.

"Besojmë në një shoqëri të barabartë për të gjithë. Nuk kemi paragjykime, bashkohemi me qytetarët, jemi shumëngjyrësh, jemi nga të gjitha bashkësitë etnike, ky është vendi ynë i përbashkët", theksoi Zaev, unitet dhe ndërtim të ardhmërisë së përbashkët.

U përqendrua  dhe në pushtetin paraprak, duke e porositur Nikolla Gruevskin se LSDM punon tërësisht ndryshe nga kreu partiak të VMRO-DPMNE-së. Njëherit u bëri thirrje kërçovarëve të mos lejojnë, siç tha, banditët dhe kriminelët të sundojnë me komunën e tyre.

Lideri i LSDM-së nga tubimi në Kërçovë apeloi dhe të rinjtë të mos e braktisin shtetin sepse Qeveria ofron një sërë masash dhe projektesh për nisje të biznesit, edukim, trajnim,...hr/22:47

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Lideri koreanoverior e kontrollon edhe motin

Lideri koreanoverior Kim Xhong-un u ngjit në malin...

Italiani e kaloi Tibrin duke ecur nëpër litar

Ekuilibristi italian Andrea Loreni, duke ecur në l...

Garë me mbi 7.000 njerëz si Plaku i Vitit të Ri në qendër të Madridit

Më shumë se 7 mijë njerëz të veshur si Plaku i Vit...

Aktori Deni Masterson akuzohet për përdhunim

Aktori Deni Masterson i cili u bë i njohur me seri...

Fillon sonte edicioni i 19-të i Këngës Magjike

Nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea sonte me...