• A-
  • A
  • A+
E enjte, 19 Tetor 2017, 

ZL2017/Gruevski: LSDM udhëheq politikë të floskulave dhe fjalë boshe

ZL2017/Gruevski: LSDM udhëheq politikë të floskulave dhe fjalë boshe

Prilep, 6 tetor 2017 (MIA) - Këto nuk janë zgjedhje të thjeshta lokale. Nuk votojmë të sjellin vetëm kryetarë dhe këshilltarë, por do të vendosim si do të jetë Maqedonia pas 15 tetorit, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nga tubimi i sontëm në Prilep.

Sipas tij, LSDM udhëheq politikë floskule dhe fjalë boshe dhe nuk ofron ide apo zgjidhje për jetë më të mirë, për dallim nga VMRO-DPMNE e cila ka një vizion qartë të përcaktuar dhe të menduar mirë.

"Ku edhe të shkoj, në të gjitha fjalimet e mia, gjithmonë flas për punët të cilat i kemi bërë, për projektet të cilat i kemi realizuar, për suksesin që së bashku e krijuam. Dhe ka shumë punë të thuhen sepse jeni ne ata, ndërsa puna dhe përkushtimi mbetet karakteristikë e jona", tha Gruevski.

LSDM, potencoi udhëheq politikë me shpifje, gënjeshtra dhe fjalë boshe.

Potencoi se do të vazhdojnë t'i përmbushin premtimet, të punojnë dhe të ofrojnë projekte dhe vendime, diçka për çfarë, përmendi LSDM nuk është e aftë.

Ai u përqendua edhe në porjektet e realizuara në vitet e kaluara. Potencoi se në vitin 2006 në komunën e Prilepit ka pasur 13.808  persona të punësuar, ndërsa sot numri është 26.838  persona. Në mandatin e VMRO-DPMNE-sç janë hapur 13.000 vende të reja pune në këtë qytet, ndërsa janë investuar më shumë se 160 milionë denarë në rokontriumin e rrugëve lokale në gjatësi të përgjithshme prej mbi 35 kilometra.

Paralajmëroi edhe investim të 160 milionë denarëve në ndërtimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërtim të stacionit bashkëkohor për ujërat e zeza,.....hr/23:24

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA