• A-
  • A
  • A+
E enjte, 14 Dhjetor 2017, 

Fillon "Panfiz 2017"

Fillon "Panfiz 2017"

Shkup, 7 tetor 2017 (MIA) - Gjashtë shfaqje nga Franca, Gjermania, Rumania, Bullgaria dhe dy nga Serbia do të jepen në Festivalin e 10-të internacional të pantomimës dhe teatrit fizik "Panfiz" që do të mbahet prej sot deri më 10 tetor në skenën e vogël të Teatrit popullor të Maqedonisë.

Në edicionin e sivjetmë jubilar do të marrin pjesë performues të pantomimës me estetika të ndryshme, disa prej tyre tashmë kanë marrë pjesë në "Panfiz" në vitet e kaluara, disa janë edhe fitues të çmimeve të këtij festivali, siç është Gerasim Dishliev nga Franca i cili e mori çmimin në vitin 2009.

Më 8 dhe 9 tetor do të ketë nga dy shfaqje në terminet prej 19:30 dhe prej orës 21:30 - "Homo Amerikanus" i Pol Cimperou nga Rumania dhe "Pasuria" e duos bullgare Veki Bojs (të dielën) dhe "Rrëfime të shkurtëra vizale" të duos Mimikri nga Gjermania dhe "Postkuartet" i Puls teatrit nga Llazarevci, Serbi (të hënën).

Edhe këtë vit "Panfiz" do t'u kushtojë vëmendje personave me nevoja të posaçme. Të martën, 10 tetor, do të jepet shfaqja "Loti i parë", sipas rrëfimit nga Borisov Stankoviq, me të cilën do të marrë pjesë organizata komunale e personave të shurdhër nga Vranja. Pas kësaj shfaqje do të ndahet Çmimi për shfaqjen më të mirë në "Panfiz 2017" që është nën patronatin e Rosen Pacov nga Bullgaria.

Në hapje do të promovohet monografia për festivalin e autorit Todor Kuzmanov. ab/11:34

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Bebe Rexha, pjesë e jurisë në "The Voice of America"

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është bër...

Albumi i Dua Lipës ndër 50 më të mirët e vitit 2017

"Billboard" në mesin e shumë albumeve të shumë yje...

Princat William dhe Harry në premierën e "Lufta e yjeve" në Londër

Princat britanikë William dhe Harry, në befasinë e...

Fshati Pjetërshan i stolisura si në përralla

Fshati Pjetërshan i Gjakovës edhe këtë vit ka marr...

Një i burgosur iu dorëzua autoriteteve pas 20 viteve të kaluar në arrati

I burgosuri Gasan Saleh (66), i cili para 20 vitev...