• A-
  • A
  • A+
E enjte, 19 Tetor 2017, 

ZL2017/ Shilegov në takime me qytetarët e komunës Qendër

ZL2017/ Shilegov në takime me qytetarët e komunës Qendër

Shkup, 7 tetor 2017 (MIA) - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM, Petre Shilegov gjatë ditës së 11-të të fushatës për zgjedhjet lokale 2017 dje e vizitoi kinemanë Kultura, ku u takua me njerëzit të cilët krijojnë kulturë në qytetin jashtë institucioneve të qytetit.

Shilegov premtoi mbështetje për shfrytëzimin e plotë të hapësirës në kinemanë Kultura dhe mbështetje për aktivitetet programore.

Shilegov shtoi se Kopshti zoologjik, bibliotekat dhe Qendra kulturore e fëmijëve - Karposh hapen për të gjithë, duke u mundësuar fëmijëve dhe prindërve përmbajtje cilësore kulturore dhe edukim në institucionet e kulturës.

Petre Shilegov gjatë ditës së djeshme realizoi edhe një numër të madh takimesh me qytetarët nga lagjet Taftalixhe dhe Karposh 4. Së bashku me kandidatin për kryetar të komunë së Karposhit, Stefan Bogoev dhe deputetin Muhamed Zekiri, e vizituan edhe Nerezin.

Shilegov sot do të tkaohet me përfaqësues të pakicave në Shkup, siç janë kroatët, malazezët, egjiptianët, sllovenët, me të cilët do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim, pas çka do ta nënshkruajë deklaratën "Fridrih Ebert". ab/12:27

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.