• A-
  • A
  • A+
E enjte, 14 Dhjetor 2017, 

Forcat qeveritare siriane e larguan SHI-në nga Homsi

Forcat qeveritare siriane e larguan SHI-në nga Homsi

Damask, 7 tetor 2017 (MIA) - Armata siriane, e ndihmuar nga forcat aleate, e përfundoi operacionin ushtarak kundër grupit Shteti islamik (SHI) në pjesën lindore të provincës Homs, duke i larguar tërësisht xhihadistët nga ajo pjesë e vendit, kumtoi një prëfaqësues i Forcave të armatosura të Sirisë.

"Në operacionin e armatës siriane në lindje të provincës Homs janë shkatërruar edhe vatrat e fundit të SHI-së. Nën kontrollin tonë tani janë dhjetëra vendbanime", shtoi përfaqësuesi ushtarak.

Sipas tij, forcat qeveritare siriane në këtë operacion çliruan territorin prej rreth 1.800 kilometra katrorë.

Të mërkurën, ndërkaq, armata irakiane mori kontrollin ndaj qytetit Havixha, që ishte vatra e fundit më e madhe urbane e SHI-së në Irak.

Havixha, qytet prej 70.000 banorëve në perëndim të Kirkukut, paraqiste kërcënim për fushat irakiane të naftës. SHI e pushtoi qytetin në vitin 2014, gjatë ofensivës së vet voluminoze në kuadër të të cilës i mori edhe Mosulin, Tikritin, Falluxhën dhe pjesë të Bagdadit, përkatësisht pjesën më të madhe të Irakut që është e banuar me arabë sunitë. ab/11:06

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Bebe Rexha, pjesë e jurisë në "The Voice of America"

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është bër...

Albumi i Dua Lipës ndër 50 më të mirët e vitit 2017

"Billboard" në mesin e shumë albumeve të shumë yje...

Princat William dhe Harry në premierën e "Lufta e yjeve" në Londër

Princat britanikë William dhe Harry, në befasinë e...

Fshati Pjetërshan i stolisura si në përralla

Fshati Pjetërshan i Gjakovës edhe këtë vit ka marr...

Një i burgosur iu dorëzua autoriteteve pas 20 viteve të kaluar në arrati

I burgosuri Gasan Saleh (66), i cili para 20 vitev...