• A-
  • A
  • A+
E enjte, 19 Tetor 2017, 

Anglia dhe Gjermania siguruan pjesëmarrje në Botërorin 2018

Anglia dhe Gjermania siguruan pjesëmarrje në Botërorin 2018

Londër, 6 tetor 2017 (MIA) - Reprezentacionet e Anglisë dhe të Gjermanisë në një xhiro para fundit të kualifikimeve u plasuan në Botërorin e futbollit që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Rusi.

Anglezët me golin e Hari Kejn mbrëmë në "Uembli" në Londër e fituan Slloveninë. Sulmuesi i Totenhemit goditjen e arriti në minutën e katërt të minutave shtesë.

Për dallim prej Anglisë e cila "u torturua" me Slloveninë, Gjermania me fitore bindëse prej 3:0 fitoi Irlandën e Veriut dhe e vërtetoi plasmanin në KB.

Fitoren më të lartë mbrëmë e shënoi Norvegjia, ndërsa Danimarka ishte më e suksesshme në Mal të Zi dhe me këtë ua rrëmbeu shpresën nikoqirëve për barazh.

Rezultatet:

Grupi C: Azerbajxhani - Çekia 1:2, Irlanda e Veriut - Gjermania 1:3 dhe San Marino - Norvegjia 0:8.
Gjermania u plasua në KB, Irlanda e Veriut do të luaj në barazh.

Grupi E: Armenia - Polonia 1:6, Mali i Zi - Danimarka 0:1 dhe Rumania - Kazakistani 3:1.
Polonia është lidere me 22 pikë, Danimarka i ka 19.

Grupi F: Anglia - Sllovenia 1:0, Malta - Lituania 1:1 dhe Skocia - Sllovakia 1:0.
Prin Anglia me 23 pikë, Skocia i ka 17, Sllovakia 15, Sllovenia 14,... shk/08:07

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA