• A-
  • A
  • A+
E hënë, 11 Dhjetor 2017, 

Iniesta mbetet në Barcelonë deri në fund të karrierës

Iniesta mbetet në Barcelonë deri në fund të karrierës

Barcelonë, 6 tetor 2017 (MIA) - Kapiteni i Barcelonës Andres Iniesta nuk do t’i bashkohet Juventusit gjatë verës, pasi mesfushori ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën, njofton Telegrafi.

Spanjolli do të bëhej agjent i lirë gjatë verës, me spekulimet se Bianconerët kanë bërë oferta tjera speciale për të.

Megjithatë, Blaugrant kanë konfirmuar se Iniesta ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, që e mban 33 vjeçarin në Kemp Nou deri ne fund të karrierës së tij.

"Andres Iniesta ka nënshkruar kontratë të përjetshme me Barcelonën të premtën, në një marrëveshje që e mbanë atë në Kemp Nou deri në fund të karrierës së tij. Nënshkrimi do të ndodhë në mesditën e sotme, ku Bartomeu dhe Iniesta do të paraqiten para gazetarëve", thuhet në një komunikatë të Barcelonës.

Andres Iniesta ka fituar gjithçka me Barcelonën. Ai mban titullin si mjeshtri i madh i mesfushës katalanse, ku bashkë me Xavin ishin tandemi më spektakolar i futbollit evropian në shekullin 21.

Don Andres ndryshe dallohet për aftësitë e tij të mëdha teknike dhe pasimet e jashtëzakonshme, teksa qetësia e kontrolli i tij i kanë ndihmuar Barcës në shumë raste.ff/shk/13:56

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Aktori Deni Masterson akuzohet për përdhunim

Aktori Deni Masterson i cili u bë i njohur me seri...

Fillon sonte edicioni i 19-të i Këngës Magjike

Nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea sonte me...

Ndërron jetë ylli i rokut francez, Johnny Hallyday

Njëri prej yjeve të rokut francez Johnny Hallyday,...

Këngëtari më i dëgjuar në vitin 2017, sipas "Spotify"

Ai u nderua nga "Grammy", por "Spotify" thotë se ë...

Letrat e Greta Grabos zbulojnë sa ka qenë ajo e vetmuar

Koleksioni i letrave të aktores suedezo-amerikane,...