• A-
  • A
  • A+
E hënë, 11 Dhjetor 2017, 

ZL2017/Nevzat Bejta në takim me banorët e Çegranit

ZL2017/Nevzat Bejta në takim me banorët e Çegranit

Gostivar, 7 shtator 2017 (MIA) - Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëkohësisht kandidat i BDI-së për krytear komunë në zgjedhjet e ardhshme lokale Nevzat Bejta sot qëndroi për vizitë në fshatin Çegran, me ç’rast takoi banorët dhe vizitoi fabrikat dhe ambulancën e fshatit.

"Ndryshuam Gostivarin e djeshëm, ndërtuam Gostivarin e sotëm dhe kemi bërë program për Gostivarin e nesërm. Në fshatin Çegran kemi paraparë ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza, rregullimin e rrugicave të ngelura, ndërtimin e pendës për kanalin e ujitjes në fushën e fshatit Çegran, ndërtimin e Qendrës Memoriale në lokacionin e kampit të refugjatëve, rekonstruim dhe ndërtimi i rrethojave në Shkollën “Përparimi”, caktimi i lokacionit për hapjen e zonës së lirë ekonomike – industriale jo ndotëse jashtë zonave të banuara në Çegran dhe Forinë, si dhe ndërtimi i sallës së Sportit në Çegran", potencoi Bejta, i cili bashkë me Çegranasit ndau lajmin për hapjen e tenderit për realizimin e punimeve për ndërrimin e gypit kryesor të ujësjellësit të qytetit me vlerë prej 1.5 milion euro.

Bejta tha që me investimin në fjalë dhe përfundimin e projektit "Ujë për Gostivarin", edhe fshati Çegran do të përfshihet në rrjetin e ujësjellësit të qytetit. Po ashtu, një nga katër rezervuarët e parapara do të ndërtohet në këtë fshat.

Me të rinjtë u diskutua mbi realizimin e projekteve, me theks të veçantë ndërtimi i sallës sportive dhe hapja e fabrikës nga kompania ndërkombëtare “PRG Angli”, e cila pikërisht në fshatin Çegran do të hape fabrikën e re me vlerë 15 milion dollarë dhe ku pritet të hapen 70 vende të lira pune.

Garanci për realizimin e premtimeve elektorale, tha Bejta, është realizimi i plotë i programit fitues të vitit 2013, ku si në çdo vendbanim tjetër të Komunës së Gostivarit, edhe në Çegran u realizuan të gjitha projektet e parapara. mp/12:42

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Aktori Deni Masterson akuzohet për përdhunim

Aktori Deni Masterson i cili u bë i njohur me seri...

Fillon sonte edicioni i 19-të i Këngës Magjike

Nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea sonte me...

Ndërron jetë ylli i rokut francez, Johnny Hallyday

Njëri prej yjeve të rokut francez Johnny Hallyday,...

Këngëtari më i dëgjuar në vitin 2017, sipas "Spotify"

Ai u nderua nga "Grammy", por "Spotify" thotë se ë...

Letrat e Greta Grabos zbulojnë sa ka qenë ajo e vetmuar

Koleksioni i letrave të aktores suedezo-amerikane,...