• A-
  • A
  • A+
E hënë, 20 Gusht 2018, 

Projekt "Organizata civile për integrime evropiane" e CID

Projekt "Organizata civile për integrime evropiane" e CID

Shkup, 31 gusht 2016 (MIA) - Qendra për Dialog Interkulturor (CID) në periudhën e fundit organizon Laboratore për ide në Kumanovë, Manastir dhe Shkup në të cilat morën pjesë mbi 150 përfaqësues nga organizatat qytetare të cilët me mbështetje prej ekspertëve dolën me një sërë idesh për lobim dhe prezantimin e problemeve të cilat janë të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm, bashkësitë e margjinalizuara, diskriminim të të rinjve dhe mediave.

Siç theksohet në kumtesën e CID, në bashkëpunim me Qendrën e gjelbërt të Maqedonisë dhe Organizatën Evropiane për projekte nga Brukseli, në Belgjikë vazhdon me implementimin e aktiviteteve si pjesë nga projekti "Shoqëri civile për integrime evropiane".

Në periudhën që vijon, siç është paralajmëruar, do të hapet thirrje për grupin punues të përfaqësuesve të interesuar nga organizatat joqeveritare të cilët punojnë në implementimin e pesë prej këtyre ideve.

Implementimi i këtyre iniciativave do të fillojë prej 15 shtatorit dhe do të zgjasë deri në fund të këtij viti.

CID në bashkëpunim me partnerët e tyre, si pjesë nga ky projekt organizon vizitë studimore në Bruksel e cila do të mbahet prej 9 deri më 12 tetor dhe i cili para se gjithash do të shërbejë për rrjetëzim të organizatave qytetare në Maqedoni me organizatat ndërkombëtare  të cilët selitë e tyre i kanë në Bruksel.

Organizatat krahas kësaj mundësie do të kenë mundësi edhe drejtpërdrejtë të njihen me përfaqësuesit nga institucionet evropiane, por edhe drejtpërdrejt t'i mbikëqyrin proceset për përfaqësim në nivel evropian. sn/hr/15:01

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Një fëmijë dyvjeçar pi nga 40 cigare në ditë

Një dyvjeçar nga Indonezia është bërë i varur nga ...

NASA më në fund e lansoi sondën solare "Parker" (VIDEO)

Pas disa anulimeve, Aeronautika Kombëtare Amerikan...

Majkëll Mur: Tramp është presidenti i fundit

Regjisori amerikan Majkëll Mur publikoi trajler pë...

Destinacione nga Japonia deri në Norvegji në të cilat është e ndaluar të vdesësh

Ndoshta mendoni se ligjet e logjikës dhe fizikës n...

Maria Kiri Sklodovska - gruaja më me ndikim e shekullit

Marija Kiri Sklodovska, shkencëtarja polako-france...