• A-
  • A
  • A+
E premte, 17 Gusht 2018, 

O Nill: Kontesti është bizar, Greqia nuk pëson kurfarë dëmi nga emri Republika e Maqedonisë

Shkup, 17 mars 2012 (MIA) - Greqia nuk ka kurfarë dëmi në plan të brendshëm apo të jashtëm, gjatë 20 viteve të kaluara nga ana e Maqedonisë për shkak të përdorimit të emrit të saj të vërtetë, ndërsa zgjidhja më e mirë është që Athina ta pranojë, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, emrin Republika e Maqedonisë, vlerëson Robin O Nill, ndërmjetësi i parë në kontestin e Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

"Qeveritë e Maqedonisë dhe të Greqisë, me ndihmë të ndërmjetësit Methju Nimic mund të gjejnë emër të ri për Maqedoninë, të pranueshëm për secilën palë, emgjithatë, mendimi im është se i tërë ky kontest i krijuar nga ana e Qeverisë së Greqisë është bizar", thotë O Nill në intervistën për emisionin "Porta" të TVM-së.

Aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë ai e sheh si zhvillim më të rëndësishëm në kontestin për emrin që prej vitit 1995, kur është bërë Marrëveshja e përkohshme.

"Marrëveshja e përkohshme krijoi kushte për përparim në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë gjatë periudhës përderisa kërkohej zgjidhje lidhur me çështjen për emrin. Në të, emri Ish republika jugosllave e Maqedonisë (IRJM) ishte shpallur vetëm si emër i përkohshëm i shtetit, dhe Greqia pranoi se derisa nuk gjendet zgjidhje për atë çështje nuk do të kundërshtojë që Maqedonia t'u bashkangjitet organizatave ndërkombëtare nëse e shfrytëzon emrin e përkohshëm", thotë O Nill.

Sipas tij, refuzimi i autoritetevee greke më vonë për t'i respektuar kushtet e marrëveshjes, që ishte nënshkruar nga ana e tyre, e bëri të pamundshëm përparimin në zgjidhjen e kësaj çështjeje gjatë 17 viteve të kaluara. Gjykata ndërkombëtare, tani, thotë, e bëri të ditur në mënyrë të qartë se Greqia duhet ta respektojë atë për çka është obliguar dhe të mos ankohet ndaj asaj që Maqedonia të inkuadrohet, për shembull, në NATO apo BE, gjithnjë derisa atë e bën nën emrin IRJM. Meqenëse ai emër është vetëm i përkohshëm, Maqedonia nuk do të humbë asgjë me shfrytëzimin e emrit të përkohshëm gjatë aplikimit për anëtarësim në këto organizata, e madje edhe në inkuadrimin drejt tyre.

Ai me sugjerim për Qeverinë e Maqedonisë që menjëherë të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE si IRJM dhe t'i përkujtojë të gjitha anëtaret e tjera se Greqia është obliguar që të mos ankohet gjatë atyre aktiviteteve nëse Maqedonia e shfrytëzon emrin e përkohshëm.

Përndryshe, edhe vetë ai thotë se asnjëherë nuk ka besuar se koncepti për kompromis mund të zbatohet në kontestin mes greqisë dhe Maqedonisë. "Sipas ligjit ndërkombëtar, secili shtet ka të drejtë të përdorë emër sipas zgjedhjes së vet personale. Asnjë shtet nuk ka të drejtë të diktojë se cilin emër duheet ta përdorë një shtet tjetër", thekson diplomati britanik.

Ai vlerëson se interes i anëtareve të BE-së është raporti i qetë dhe harmonik në hapësirat ballkanike, e kjo do të thotë pranim i të gjitha shteteve të cilat i plotësojnë kushtet për anëtarësim. E ndan qëndrimin e kryeministrit Gruevski se negociatat për anëtarësim të Maqedonisë duhet të fillojnë para fundit të vitit 2012, ndërkaq shpreson, thotë, se kjo edhe do të ndodhë.

"Ndaj aplikimit nga ana e Maqedonisë duhet të shihet në mënyrë të njejtë si ndaj atij të Serbisë, edhe unë vetë do të kërkoj që të gjitha anëtaret e Bashkimit Evropian të mos e pranojnë Serbinë si kandidate për anëtarësim, nëse Maqedonisë nuk i caktohet datë për negociata për anëtarësim në të njejtën kohë", potencon Robin O Nill. ab/11:12

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Një fëmijë dyvjeçar pi nga 40 cigare në ditë

Një dyvjeçar nga Indonezia është bërë i varur nga ...

NASA më në fund e lansoi sondën solare "Parker" (VIDEO)

Pas disa anulimeve, Aeronautika Kombëtare Amerikan...

Majkëll Mur: Tramp është presidenti i fundit

Regjisori amerikan Majkëll Mur publikoi trajler pë...

Destinacione nga Japonia deri në Norvegji në të cilat është e ndaluar të vdesësh

Ndoshta mendoni se ligjet e logjikës dhe fizikës n...

Maria Kiri Sklodovska - gruaja më me ndikim e shekullit

Marija Kiri Sklodovska, shkencëtarja polako-france...