• A-
  • A
  • A+
E hënë, 20 Gusht 2018, 

Vigenin me tone pozitive për Maqedoninë, Fyle kërkon që të mos harrohet vendi

Bruksel, 25 qershor 2013 (MIA) - Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle ka kërkuar nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare që të mos e harrojnë Maqedoninë, edhe krahas asaj që sot nuk është temë e bisedës së takimit të Këshillit për punë rë përgjithshme (GAK) dhe për të nuk do të ketë as konkluzion, as datë në Samitin vijues të Këshillit të Evropës.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Luksemburgu, Fyle në elaborimin e tij në tryezën e rrumbullakët para shefave të diplomacive për procesin e zgjerimit, ka bërë me dije se edhe krahas asaj që është temë e dhënies së datës për negociata për Serbinë, në të ardhmen nuk duhet të harrohet edhe Maqedonia.

Sipas informatave nga diskutimi fillestar për çështjen e zgjerimit të BE-së, pika e vetme është Serbia, por përveç Fyles, në raundin e parë të bisedimeve, Maqedoninë, edhe atë në kontekst pozitiv e ka përmendur edhe ministri i ri i Punëve të Jashtme u Bullgarisë, Kristian Vigenin.

"Paradokohe u bëra ministër dhe mund të them se vizita ime e parë ishte në Maqedoni. Atje hasa atmosferë pozitive lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe në realizimin e reformave për anëtarësim në BE. Mendoj se po ngrohen marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe pres që kjo të sjellë gjëra pozitive në të ardhmen, madje nuk duhet ta harrojmë këtë vend në të ardhmen", ka porositur ministri bullgar Vigenin.

Sipas informatave nga bisedimet e ministrave, Fyle dhe Vigenin të vetmit e kanë përmendur Maqedoninë, ndërsa të gjithë të tjerët kanë folur për Serbinë dhe mundësinë që të jepet datë për negociata. Në këtë moment, veçmë dihet se Komisioni Evropian dhe komisari Fyle do të duhet menjëherë të përgatisin kornizë negociuese për Serbinë dhe të fillojnë me skrining-procesin, ndërsa pritet që në konkluzionet deri në fund të ditës të hyjë edhe muaji dhjetor i këtij viti si momenti i fundit kur do të fillonin negociatat speciale që do ta aprovonte Këshilli i ministrave ose Këshilli i Evropës (që është kërkesë e Gjermanisë, që do të ishte përjashtim nga rregullat dhe procedurat e deritanishme të Unionit). ff/mp/13:45

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Në Gjermani ka rënë breshëri më i madh i regjistruar deri tani në Evropë

Breshëri më i madh që dikur ka rënë në Evropë, ësh...

Një fëmijë dyvjeçar pi nga 40 cigare në ditë

Një dyvjeçar nga Indonezia është bërë i varur nga ...

NASA më në fund e lansoi sondën solare "Parker" (VIDEO)

Pas disa anulimeve, Aeronautika Kombëtare Amerikan...

Majkëll Mur: Tramp është presidenti i fundit

Regjisori amerikan Majkëll Mur publikoi trajler pë...

Destinacione nga Japonia deri në Norvegji në të cilat është e ndaluar të vdesësh

Ndoshta mendoni se ligjet e logjikës dhe fizikës n...