• A-
  • A
  • A+
E hënë, 20 Gusht 2018, 

Stano: Komisioni Evropian mbështet çfarëdo qoftë nisme për zgjidhjen e çështjes së emrit

Bruksel, 4 korrik 2013 (MIA) - Komisioni Evropian i mbështet të gjitha masat që do të çojnë deri në zgjidhje të përbashkët të pranueshme në kontestin me emrin dhe për këtë i mbështet të gjitha nismat të ndërmarra në këtë drejtim, duke përfshirë edhe të fundit të kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Ky është qëndrimi i zëdhënësit të Komisionit, Petar Stano, pas letrës së djeshme të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dërguar deri te kryeministri i Greqisë, Andonis Samaras, në të cilën Gruevski kërkon që të dy të formojnë ekipe,të cilët do t'i kryesojnë me qëllim që të ulen në tryezë dhe të përpiqen ta zgjidhin kontestin dhjetëvjeçar, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

"Kur bëhet fjalë për çështje bilaterale, Komisioni Evropian nuk ka qëndrim, sepse ne nuk dëshirojmë të përzihemi. Por, kur bëhet fjalë për çështjen e emrit, ne i mbështesim dhe i përshëndesim të gjitha nismat që do të sillnin deri në zgjidhjen finale", potencoi Stano.

Hapi i kryeministrit të Maqedonisë, Gruevski vlerësohet pozitivisht nga ana e Brukselit zyrtar, por pritet në marrëveshjen greke, për të cilën të gjitha shpresat janë se do të jetë pozitiv, me qëllim që të zhbllokohet situata status-kuo në lidhje me negociatat të cilat zhvillohen nën kapelën e Kombeve të Bashkuara përmes ndërmjetësit Methju Nimic, ndërsa Maqedonia t'i fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të bëhet anëtare e NATO-s. mb/mp/17:34

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Në Gjermani ka rënë breshëri më i madh i regjistruar deri tani në Evropë

Breshëri më i madh që dikur ka rënë në Evropë, ësh...

Një fëmijë dyvjeçar pi nga 40 cigare në ditë

Një dyvjeçar nga Indonezia është bërë i varur nga ...

NASA më në fund e lansoi sondën solare "Parker" (VIDEO)

Pas disa anulimeve, Aeronautika Kombëtare Amerikan...

Majkëll Mur: Tramp është presidenti i fundit

Regjisori amerikan Majkëll Mur publikoi trajler pë...

Destinacione nga Japonia deri në Norvegji në të cilat është e ndaluar të vdesësh

Ndoshta mendoni se ligjet e logjikës dhe fizikës n...