• A-
  • A
  • A+
E premte, 17 Gusht 2018, 

Maqedonia u kthye në rrugën evropiane - pason ende punë

Maqedonia u kthye në rrugën evropiane - pason ende punë

Shkup, 21 prill 2018 (MIA) - Raporti i shumëpritur i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë e ktheu vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rekomandimi i pastër për fillim të negociatave për hyrje në Union dhe lëvdata për progresin në reforma dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, personalisht në Shkup i sollën eurokomisari për zgjerim Johanes Han dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini.

"Vendi dhe qytetarët e merituan rekomandimin e pakushtëzuar. Anëtaret e BE-së e njohën punën e realizuar. Këtu jam që t'i paralajmëroj lajmet e mira të shumëpritura, për ta shënuar suksesin pas angazhimeve të gjata për tejkalimin e krizës", theksoi eurokomisari Han në dorëzimin e Raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë, kryeministrit Zoran Zaev.

Han tha se Maqedonia tani ndodhet fuqishëm në rrugën evropiane dhe se ka ndryshim pozitiv, është ripërtërirë ndjenja e transparencës, energjisë dhe shpresës. Theksoi se Maqedonia është shembull për ndryshime demokratike në rajon dhe se është i impresionuar nga ajo që është realizuar lidhur me prioritetet reformuese urgjente, duke porositur që reformat duhet të vazhdojnë, veçanërisht në gjyqësi.

Eurokomisari vlerësoi se Maqedonia dhe Greqia është e mundur në të ardhmen e afërt të gjejnë zgjidhje për kontestin me emrin dhe se nevojitet të arrijnë marrëveshje që do t'u shërbejë interesave edhe të njërës edhe të palës tjetër.

Mogerini gjithashtu vlerësoi se vendi është kthyer mbrapa në rrugën e mirë dhe ky rezultat është i përbashkët i Qeverisë dhe opozitës dhe ata së bashku duhet t'i vazhdojnë edhe hapat e ardhshëm dhe ta ndërmarrin përgjegjësinë për këtë.

Niveli i ardhshëm, porositi Mogerini, është zbatimi i reformave dhe të obligimeve që i keni ndërmarrë. 

Ajo porositi që të vazhdojnë negociatat me Greqinë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme për çfarë shfaqi shpresë se do të ndodhë së shpejti.

Kryeministri Zaev tha se marrja e rekomandimit të pastër është një motiv i fortë për arritjen e objektivit të vështirë, por të arritshëm - fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. 

"Do të punojmë edhe më energjikisht që në qershor të marrim datën për negociatat. Vazhdojmë me reformat  thelbësore edhe pas Planin 3-6-9 do të konfirmojmë një plan të ri të reformave, theksoi Zaev. 

Maqedonia gjatë vitit të kaluar bëri progres në përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe demokratike, vlerëson Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vendit në bazë të së cilit rekomandoi që të fillojnë negociatat për anëtarësimin e saj në BE.

Në pjesën e kritereve politike thuhet se shteti përfundimisht e tejkaloi krizën më serioze politike nga viti 2001. Vështirësitë në procesin e formimit të Qeverisë së re kanë kulminuar më 27 prill të vitit 2017 me sulmet në Parlament që më ashpër është dënuar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Dhuna në Kuvend ishte sulm mbi demokracinë dhe duhet të konfirmohet përgjegjësia për këtë, vëren KE.

Marrëdhëniet ndëretnike mbeten të ndjeshme. Situata e përgjithshme është e qetë, por incidente dhe deklarata të përkohshme shkaktojnë tensione. Qeveria e re tregoi angazhim për ballafaqimin me sfidat në këtë plan, përmes përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike, rritjes së besimit midis bashkësive dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit.

Qeverisja demokratike është përmirësuar. Qeveria e re ndërmori hapa për çlirimin e "shtetit të robëruar" përmes më shumë hapave transparente. Tregoi vullnet politik që ta zbatojë agjendën reformuese të nevojshme për afrim në BE. Shoqëria civile vazhdon të luaj rol konstruktiv në mbështetje të proceseve demokratike dhe transparencë më të madhe.

Komisioni Evropian në raportin për progresin e Maqedonisë e vlerëson administratën publike si mesatarisht të përgatitur në krahasim me standardet e BE-së.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, KE edhe në këtë sferë konstaton se është arritur progres. Ekziston kornizë juridike dhe institucionale edhe pse ende mungon finalizim i rasteve të nivelit më të lartë të korrupsionit në gjykata. Korrupsioni mbetet i pranishëm në disa sfera dhe vazhdon të jetë problem serioz. Institucionet e obliguara për luftë kundër korrupsionit tregojnë mangësi të caktuara, ndërsa rrezik mbeten edhe ndikimet politike. Vendi ka miratuar standarde evropiane për luftë kundër krimit të organizuar, por duhet të vazhdojnë përpjekjet për implementimin e tyre.

Është bërë progres i mirë në lirinë e shprehjes, veçanërisht në përmirësimin e klimës  për punën e mediave dhe zvogëlimin e presionit ndaj gazetarëve, konstaton KE-ja në raportin për përparimin e Maqedonisë.

Mediat dhe gazetarët nga mesi i vitit të kaluar munden më lirshëm ta kritikojnë  sjelljen  joadekuate të  përfaqësuesve zyrtarë, pa cenzurë. Në konsultim me faktorë të ndryshëm është përgatitur Ligji për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuale.

KE-ja, tregoi se, megjithatë  i domosdoshëm  është përmirësimi i mëtutjeshëm,  duke përfshirë edhe reforma në servisin radiodifuziv publik dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe të drejtave të tyre.

Në pjesën e respektimit të të drejtave bazë, KE-ja konstaton se ekziston kornizë juridike dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave bazë, por nevojiten reforma për harmonizim të mëtutjeshëm me standardet evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Maqedonia mban marrëdhënie të mira me shtetet e tjera në rajon dhe në mënyrë aktive merr pjesë në nismat rajonale. Janë bërë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, posaçërisht me arritjen e Marrëveshjes bilaterale për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe ndërtimin e besimit me Greqinë, vlerëson KE në raportin më të ri për përparimin e vendit.

Raporti i KE-së për progresin e vendit dhe rekomandimi i pastër për fillim të negociatave është rezultat i punës në pothuajse të gjithë sferat. Në dy raportet e mëparshme për shkak të krizës politike, rekomandimi ishte i suspenduar dhe i kushtëzuar me reforma demokratike.

Sivjet, rekomandimi është i pastër dhe i pakushtëzuar, me ç'rast Maqedonia, siç tha kryeministri Zaev, e përmbushi kriterin kryesor demokratik për fillim të negociatave. ff/11:14

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Një fëmijë dyvjeçar pi nga 40 cigare në ditë

Një dyvjeçar nga Indonezia është bërë i varur nga ...

NASA më në fund e lansoi sondën solare "Parker" (VIDEO)

Pas disa anulimeve, Aeronautika Kombëtare Amerikan...

Majkëll Mur: Tramp është presidenti i fundit

Regjisori amerikan Majkëll Mur publikoi trajler pë...

Destinacione nga Japonia deri në Norvegji në të cilat është e ndaluar të vdesësh

Ndoshta mendoni se ligjet e logjikës dhe fizikës n...

Maria Kiri Sklodovska - gruaja më me ndikim e shekullit

Marija Kiri Sklodovska, shkencëtarja polako-france...