• A-
  • A
  • A+
E hënë, 20 Gusht 2018, 

Rusia dhe Maqedonia sot në agjendën e takimit ministror në NATO

Rusia dhe Maqedonia sot në agjendën e takimit ministror në NATO

Bruksel, 27 prill 2018 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s sot takohen në Bruksel, për herë të fundit para samitit në korrik.

Ministrat do ta hapin takimin me biseda për kërcënimet ruse në nivel global, kumtoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

"Ka tendencë të sjelljes së rrezikshme:aneksi joligjor i Krimesë, destabilizim në Ukrainë, përzierje në proceset demokratike, sulmet kibernetike, përkrahje për regjimin brutal në Siri, shfrytëzimin e armëve kimike, Rusia sipas të gjitha gjasave qëndron edhe pas sulmit në Solsberi", deklaroi Stoltenberg para gazetarëve, duke theksuar se anëtarët e Aleancës i janë përgjigjur "përmes unitetit" kësaj sjelljeje.

Sekretari i përgjithshëm vlerëson se marrëdhëniet në mes Rusisë dhe Perëndimit janë "më të vështira se kurdoherë", por edhe sa më të mëdha që janë tensionet aq është e nevojshme që të ketë dialog me Rusinë.

Stoltenberg porositi se NATO-ja punon që të realizohet takim i ri në mes anëtarëve të NATO-s dhe Federatës ruse në kuadër të Këshillit NATO-Rusi, por nuk kishte mundësi të thotë se nëse kjo do të ndodhte para samitit të korrikut të Aleancës.

 Burime të larta diplomatike në NATO paralajmërojnë se është e rëndësishme që Perëndimi të "të kthehet nga Rusia dhe të mos shohë situatën si krizë të vazhdueshme, por se duhet të qëndrojë i bashkuar, sepse Rusia po përpiqet të shkaktojë ndarje".

Për këtë shkak për NATO-n është me rëndësi të madhe të vazhdojë dialogu me Rusinë si në nivel ushtarak ashtu edhe politik, vlerësojnë në NATO. Por, përsëri, thonë nga NATO, "nuk jemi në prag të konfliktit ushtarak me Rusinë".

Në kontest të kërcënimeve ruse, sekretari i përgjithshëm paralajmëroi se porositë e Rusisë drejt Maqedonisë - se kjo bëhet "qëllim legjitim" përderisa bëhet anëtare e Aleancës dhe vjen deri në konflikt në mes Rusisë dhe Perëndimit - janë në kundërshtim me gjithë atë për të cilën synon Aleanca.

"E gjithë ideja se Rusia nuk do të pranojë vende të caktuara që të bëhen anëtare në NATO është ide e sferave të ndikimit ku forcat e mëdha i kontrollojnë shtetet më të vogla dhe kjo është në kundërshtim me gjithë atë që e synon NATO-ja", deklaroi mbrëmë Stoltenberg.

Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s në Bruksel, burime të larta diplomatike në NATO thonë se nuk shohin rrezik të madh nga ndikimi rus në Maqedoni jo vetëm për shkak të ndarjes së qartë të Qeverisë për integrimet euroatlantike, por edhe për shkak të mbështetjes së madhe të qytetarëve për hyrje në NATO.

"Nuk shohim as përpjekje të suksesshme nga ana e Rusisë që ta dezinformojnë popullatën në Maqedoni", thotë  ky burim i lartë diplomatik.

Anëtarët e NATO-s janë optimiste se është e mundur zgjidhje për emrin deri në samitin e ardhshëm të NATO-s, por presion ndaj Greqisë nuk bëhet, edhe pse nuk do të ishte mirë për Greqinë që të bllokojë pa arsye të fortë, thotë burimi ynë.

Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s takimin do ta përfundojnë me diskutim për Ballkanin Perëndimor dhe rrezikun për kthimin e ushtarëve të huaj nga zonat ushtarake si Siria, si dhe diskutim për "politikën e dyerve të hapura" të Aleancës, e cila ka të bëjë para së gjithash për Maqedoninë,  Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Gjeorgjinë.

Në rend dite janë edhe Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore. fc/mp/08:14

###

 

 

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Në Gjermani ka rënë breshëri më i madh i regjistruar deri tani në Evropë

Breshëri më i madh që dikur ka rënë në Evropë, ësh...

Një fëmijë dyvjeçar pi nga 40 cigare në ditë

Një dyvjeçar nga Indonezia është bërë i varur nga ...

NASA më në fund e lansoi sondën solare "Parker" (VIDEO)

Pas disa anulimeve, Aeronautika Kombëtare Amerikan...

Majkëll Mur: Tramp është presidenti i fundit

Regjisori amerikan Majkëll Mur publikoi trajler pë...

Destinacione nga Japonia deri në Norvegji në të cilat është e ndaluar të vdesësh

Ndoshta mendoni se ligjet e logjikës dhe fizikës n...