• A-
  • A
  • A+
E hënë, 24 Qershor 2018, 

"Pantera e Zezë" premierë në Shkup, Fx3x me meritë për një pjesë të efekteve

"Pantera e Zezë" premierë në Shkup, Fx3x me meritë për një pjesë të efekteve

Shkup, 15 shkurt 2018 (MIA) - Kompania nga Maqedonia për animacion dhe efekte vizuale Fx3x mori pjesë në krijimin e efekteve vizuale në filmin më të ri të Universit të Marvelit "Pantera e Zezë", i cili sonte do të ketë shfaqje premierë në Shkup.

Ky është filmi i 18-të i Universit të Marvelit, me regji të Rajan Kugller, ndërsa skenari është i Xhoi Robert Koll.

Sipas Kristian Danillovskit, bashkëpronar i Fx3x dhe producent ekzekutiv, në këtë projekt kanë punuar gjithsej 105 artistë nga shtatori deri në dhjetor të vitit të kaluar.

"Këtë projekt e punuam në bashkëpunim me Metod studios Vankuver dhe në film janë punuar rreth 200 kuadro, ndërsa si fansa të serisë me padurim prisnim ta shohim në tërësi. Nga redaktori ekzekutiv të Fandagos, Erik Dejvis, faqja më e popullarizuar për blerje të biletave për në kinema, përmes Tuiterit kuptojmë se 'Pantera e zezë' i ka tejkaluar të gjithë rekordet në biletat e shitura në shitje para-premiere, dhe e ka tejkaluar rekorderin e deritanishëm të Marvelit 'Kapiteni Amerika: Lufta Civile' nga viti 2016 për më pak se 24 orë. Për efektet vizuale lë që të shikoni dhe vetë të vlerësoni", deklaroi Danillovski.

Sipas tij, duke pasur parasysh se premiera u paralajmërua me TV spot me muzikë nga Kendrik Lamar dhe Uins Stejpëlls, as muzika nuk do ta lërë indiferent publikun.

"Pantera e Zezë" është film për superheroin, vazhdim i "Hakmarrësit: era e Ultronit" dhe "Kapiteni Amerika: Lufta Civile", me të cilin Marvel e hapi vitin 2018 në të cilin e kremton dhjetëvjetorin nga puna e saj.

Premiera e filmit "Pantera e Zezë" u mbajt më 29 janar në Los-Anxhelos, ndërsa me shfaqjen nëpër sallat e kinemasë në Amerikë do të fillojë nesër. Kritikat të cilat i mori janë të shkëlqyeshme dhe është filmi superhero me kritika deri tani më të mira në sajtin Roten Tomatos, duke e tejkaluar The  Incredibles  nga viti 2004. ff/mp/19:59

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.