• A-
  • A
  • A+
E enjte, 20 Shtator 2018, 

Festival i diversiteteve në Strugë

Festival i diversiteteve në Strugë

Strugë, 8 shtator 2018 (MIA) - Me rastin e Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatori sot në Qendrën Kulturore "Vëllezërit Milladinov" në Strugë do të mbahet Festivali për diversitetin, dhe do të hapet edhe ekspozitë e fotografive nga Struga dikur dhe sot.

Ngjarjet janë pjesë e "Dekadës së përkatësisë - shënimi i diversitetit", financuar nga Bashkimi Evropian ndërsa do t'i organizojnë shoqata për zhvillimin lokal "Mbela" nga Struga, "Deborus" nga Dibra dhe "Fortesa-Sh 2007" nga Kërçova, shoqëria kulturore dhe artistike Kompania "Draslajçanka,  Instituti i Etnologjisë dhe Antropologjisë në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Qendra për Kulturë "Vëllezërit Milladinov ".

Festivali do të shfaqë aktivitetet e tri punëtorive: të kuptuarit e kulturës dhe ushqimin si një mjet komunikimi, muzika, loja dhe kënga janë identitet dhe punëtori për të kuptuarit e kulturave nëpërmjet fotografive të dokumentuara për  vizualizimin dokumentar të mjedisit shoqëror dhe kulturor.

Në ekspozitë do të paraqiten fotografi nga antropologu amerikan Xhoel Martin Halpern të bëra në vitin 1954, gjatë qëndrimit të tij në Strugë dhe pjesëmarrësit e rinj të projektit fotografuara sivjet.

Përmes projektit, realizohen rekomandime për bërjen e programeve për edukimin ndërkulturor, multikulturor dhe multietnik, të komunikimit të ndërsjellë, duke vendosur praktikat e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive, duke zvogëluar efektet e dëmit të mundshëm ndaj stereotipave ekzistuese dhe paragjykimeve. Kjo njohuri, sipas organizatorëve, duhet të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve të bashkësive lokale për vetërespekt, respektimin e dallimeve tek bashkësitë e  tjera dhe prezentimin e karakteristikave rajonale kulturore si bazë e vetëqëndrueshme për zhvillimin e rajonit në aspektin ekonomik, sidomos në aspektin e formave lokale të prezantimit turistik.

Projekti synon krijimin e formave joformale të dialogut ndërkulturor, edukimin multikulturor dhe multietnik dhe informimin e anëtarëve të komuniteteve të ndryshme në rajonet e Strugës, Dibrës dhe Kërçovës me vlerat kulturore dhe trajnimet për respektimin e tjetrit. shk/10:43

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA