• A-
  • A
  • A+
E enjte, 20 Shtator 2018, 

Ministri i Kulturës Ademi për vizitë pune në Shqipëri

Ministri i Kulturës Ademi për vizitë pune në Shqipëri

Shkup, 8 shtator 2018 (MIA) - Ministri i Kulturës Asaf Ademi në suaza të vizitës së punës në Republikën e  Shqipërisë, në Tiranë është takuar me kolegen e tij shqiptare, Mirela Kumbaro Furxhi.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Kulturës, Ademi dhe Kumbaro i kanë theksuar relacionet e shkëlqyeshme në fushën e kulturës mes të dyja vendeve që është konfirmuar edhe me nënshkrimin e Programit për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë për periudhën vjetore 2015-2020.

Gjithashtu, Ademi dhe Kumbaro Furxhi kanë nënvizuar edhe bashkëpunimin e mirë në të gjitha segmentet e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjë që konfirmohet edhe me aktivitetet e shumta të realizuara në sferën muzikore-skenike, në veprimtarinë e folklorit dhe atë botuese-teatrale që rezultoi me shumë vizita të artistëve nga Maqedonia në Shqipëri, si dhe vizita të ndërsjella të artistëve nga Shqipëria në festivalet ndërkombëtare në vendin tonë.

Nga Ministria theksojnë se edhe një dokument tjetër i rëndësishëm, me të cilin avancohen relacionet në fushën e kulturës, është edhe Memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Galerisë Nacionale të Maqedonisë dhe Galerisë Nacionale të Shqipërisë me të cilin do të vihen në funksion resurset hapësinore dhe intelektuale të të dyja institucioneve për realizimin e projekteve, hulumtimeve, qëndrimeve artistike, seminareve, ligjëratave dhe të ngjashme.

Ministri Ademi sonte sonte në Galerinë e Arteve në Tiranë do të marrë pjesë në hapjen solemne të ekspozitës së pavarur të artistes së renomuar Flaka Haliti, „Here – or rather there, is over there“. hr/16:44

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.