• A-
  • A
  • A+
E enjte, 21 Qershor 2018, 

Angjushev: Të punësuarit në "Veibo grup" do t'i marrin pagat e prapambetura dhe nëse hapet procesi i falimentimit

Angjushev: Të punësuarit në "Veibo grup" do t

Shkup, 19 shkurt 2018 (MIA) - Pronari i "Veibo grup" ka dy opsione, të sjellë kapital të ri dhe t'ua kthejë borxhin të gjithë kreditorëve dhe të vazhdojë të punojë apo, ndërkaq të shkojë në falimentim, porosit zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

"Në njërën apo në tjetrën mënyrë të punësuarit në Kriva Pallankë do t'i marrin pagat e tyre të prapambetura. Për fat të mirë është që në procedurën e falimentimit do të kishte më shumë kapital për shkyerje sesa që ka për obligime ndaj të gjithë kreditorëve përfshirë edhe të punësuarit të cilëve u ka borxh tri paga", tha Angjushev në përgjigjen e pyetjes pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndihmë shtetërore me kompaninë gjermane "VIK" në Qeveri.

Ai theksoi se sot në Qeveri ka pasur takim dyorësh me pronarin e "Veigo grup" ku ai është ankuar se nga Qeveria paraprake i është premtuar se në Maqedoni mund të gjejnë 2.000 punëtorë të cilët do të punojnë për pagë prej 150 eurove në muaj. Ata me Qeverinë e atëhershme kanë nënshkruar marrëveshje dhe kanë blerë truall me një sipërfaqe prej 400 mijë metra katrorë me qëllim që të bëjnë ZZHIT të tyren në Rankovcë, të dedikuar vetëm për tekstil. Kur kanë parë se nuk kanë mundur të gjejnë punëtorë për këtë pagë dhe se Qeveria nuk do t'i mbështesë kompanitë të cilat ofrojnë pagë të tillë nuk e kanë zhvilluar zonën dhe kanë blerë kapacitet në Kriva Pallankë dhe kanë bërë prodhim si edhe çdo kompani tjetër në Maqedoni. hr/16:10

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.