• A-
  • A
  • A+
E enjte, 20 Shtator 2018, 

Nënshkrimi i marrëveshjes për 100 milionë euro nga BEI

Nënshkrimi i marrëveshjes për 100 milionë euro nga BEI

Shkup, 11 shtator 2018 (MIA) - Marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime (BEI) për shfrytëzimin e 100 milionë eurove për ndërmarrje të vogla dhe të mesme do të nënshkruhet sot ndërmjet Qeverisë së përfaqësuar nga Ministria e Financave, Banka e Maqedonisë për Promovim  të  Zhvillimit (BMPZH) dhe BEI.

Firmat nga tetori do të munden që me projekte të aplikojnë për 100 milionë euro kredi të lira nga BEI.

Plasmani i 100 milionë eurove nga ana e BMPZH do të realizohet përmes bankave komerciale të vendit.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski në intervistë për  MIA-n, theksoi se kjo vijë kreditore do të mundësojë realizim të projekteve të reja, punësime të reja, rritje të likuiditetit në ekonomi dhe eksport të rritur.

Është paraparë që ndërmarrjet pasi t'i kthejnë huatë nga kjo vijë kreditore, të njëjtat të plasohen përsëri si kredi në ekonomi. Kjo do të kontribuojë për përfitime të shumëfishta të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga këto 100 milionë euro. fc/bsh/08:23

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA