• A-
  • A
  • A+
E enjte, 20 Shtator 2018, 

Apostollska: Me anëtarësimin në BE para kompanive vendore hapet treg prej 500 milionë konsumatorë

Apostollska: Me anëtarësimin në BE para kompanive vendore hapet treg prej 500 milionë konsumatorë

Shkup, 11 shtator 2018 (MIA) - Ministrja pa dikaster përgjegjëse për investime të huaja, Zorica Apostollska realizoi takim pune në Komunën e Ohrit, ku kishte takim me kryetarin e komunës Jovan Stojanoski dhe i vizitoi kompanitë "Mitrotek" nga Ohri dhe "Lindi" nga Kërçova, me të cilët në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka nënshkruar Marrëveshjeve për përkrahje financiare të shtyllës  së parë dhe të dytë nga  Plani për rritje ekonomike, sipas Ligjit për përkrahje financiare të investimeve.

Në takim, siç kumtojnë nga Kabineti i saj, me kryetarin Stojanoski, ministrja Apostollska ishte informuar për planet zhvillimore ekonomike të komunës, për kapacitetet për investime gringild dhe braunfild, për disa projekte zhvillimore të cilat do të mund të realizohen me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Nga ana e ministres dhe kryetarit bashkërisht ishte vlerësuar se anëtarësimi në NATO dhe BE garanton rritje të ekonomisë së Maqedonisë dhe hap perspektiva për konkurrencë më të madhe të ndërmarrjeve lokale përmes investimeve të rritura në projekte të reja, në ndërtimin e relacioneve afariste me kompani të huaja të suksesshme.   

"Treqind e njëzet e shtatë milionë euro nga investimet e huaja direkte në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti dhe rritja e BPV-së nga 3,1 për qind në tremujorin e dytë nënkupton se ekonomia në Maqedoni po rritet dhe stabilizohet në afat të gjatë, që për kompanitë nënkupton kushte stimuluese për rritje të interesit për realizim të investimeve të reja", theksoi ministrja Apostollska në takimin me kryetarin Stojanoski.

Ajo e vizitoi kompaninë "Mitrotek" nga Ohri, me çka në takim me menaxhmentin theksoi se përmes Planit për rritje ekonomike dhe Ligjit për përkrahje financiare të investimeve shteti për herë të parë përcakton mjete stimuluese buxhetore për kompanitë vendore, me çka baraspeshohet tretmani i tyre me të huajat.  Gjatë vizitës në kompani ministrja Apostollska ishte njoftuar me procesin e prodhimtarisë së prodhimeve nga metali dhe plastika. që shfrytëzohen si material   për lëndët e para në shumë industri, si dhe me planet për realizim të investimeve të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja në Evropë.

Gjatë vizitës në kompaninë "Lindi" në Kërçovë, nga ana e ministres Apostollska ishte theksuar se qëllimi i politikave ekonomike qeveritare nuk është vetëm inkurajimi i investimeve episodike të njëanshme, investime nga ana e kompanive, por stimulim  i realizimit të projekteve zhvillimore afatgjate, gjegjësisht projekteve shumëvjeçare zhvillimore. Zgjerimi i biznesit me  produkte ushqimore përmes investimit në linja të reja prodhuese përmes investimit në linja të reja prodhuese dhe miratimin e teknologjive të reja moderne ishte theksuar si prioritet nga ana e menaxhmentit të kompanisë, për çka presin edhe mbështetje të mëtutjeshme direkte nga politikat qeveritare për stimulimin e investimeve.

"Me anëtarësimin në BE për kompanitë  vendore hapet tregu nga 500 milionë shfrytëzues, Maqedonia do të hyjë në ekonominë më të madhe botërore e cila merr pjesë me 23,8 për qind të BPV-së botërore. Kjo është një nga perspektivat më të mëdha zhvillimore që hapen për kompanitë vendore",tha ministrja Apostollska gjatë vizitës në kompanitë "Mitrotek" dhe "Lindi". fc/mp/11:42

###

 

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA