• A-
  • A
  • A+
E martë, 16 Tetor 2018, 

Nikollovski: Me hyrjen në NATO dhe BE bujqit e rinj do të fitojnë mbështetje më të madhe financiare

Nikollovski: Me hyrjen në NATO dhe BE bujqit e rinj do të fitojnë mbështetje më të madhe financiare

Shkup, 21 shtator 2018 (MIA) - Të rinjtë janë e ardhmja jonë, ata të cilët duhet të jenë shtytës të bujqësisë së Maqedonisë, për këtë jemi të përqendruar në zbatimin e masave të cilat do t'i motivojnë bujqit e rinj që të fillojnë agrobiznesin e tyre personal, dhe në këtë mënyrë do të ndikojmë në rritjen e punësimit në mjediset rurale, porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në takim me bujqit nga Nagoriçani i Vjetër.

Ministri i informoi bujqit për kriteret për thirrjen e re publike, e cila u publikua dje për mbështetje financiare prej 10.000 eurove të pakthyeshme për bujqit e rinj.

"Me kriteret e reja të shpalljes për bujq të rinj i inkurajojmë personat e rinj të cilët dëshirojnë të investojnë në pajisje për përpunim të produkteve bujqësore dhe produkte me prejardhje shtazore, dhe dëshirojnë të hapin agrobiznes të tyre personal, ndërsa theks të veçantë vendosim te të gjithë personat e rinj, të cilët janë të papunë më shumë se dy vite, si dhe anëtarë të rinj të bashkësive bujqësore. Për herë të parë këtë vit, prioritet u japim edhe atyre personave të rinj të cilët kanë interes që të fillojnë ose merren me  blegtori, për çka në thirrjen e re do të mbështetet edhe blerja  e blegtorisë nga importi ose organizata të pranuara dhe investime në pajisje. Ndërsa, me anëtarësimin tonë në NATO dhe BE, do të rritet mbështetja financiare nga fondet evropiane për bujqit e rinj të cilët dëshirojnë të fillojnë agrobiznesin e tyre", deklaroi Nikollovski.

Njëkohësisht ministri Nikollovski i informoi bujqit  Nagoriçani i Vjetër për masat e vazhdueshme të cilat po ndërmerren, si dhe për politikat e ardhshme për zhvillim të bujqësisë.

Një nga masat e reja, siç theksoi Nikollovski, është Ligji i ri për kullosa, me të cilin do të rregullohet  shpërndarja dhe shfrytëzimi i kullosave, që ishte notifikuar si dobësi edhe nga ana e BE-së.

Në kuadër të vizitës, ministri Nikollovski kishte takim pune me kryetaren e Nagoriçanit të Vjetër, Zhaklina Jovanovska, në të cilin u bisedua për masat nga Programi për zhvillim rural, për çka mund të konkurrojnë komunat, e të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të kanalizimit. fc/bsh/17:27

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Vdiq Pol Alen, themeluesi i Majkrosoftit

Themeluesi i Majkrosoftit, Pol Alen vdiq mbrëmë në...

Arda Turan përballet me 12,5 vite burg për sulm ndaj këngëtarit Berkaj Shahin

Prokuroria e Stambollit kërkoi dënim me burg prej ...

Familja e yllit të ndjerë Prins i ndalon Trampit t'i përdorë këngët e tij

Familja e yllit të ndjerë të muzikës pop, Prins, k...

Dukesha nga Saseks është shtatzënë

Princi britanik Hari dhe bashkëshortja e tij, duke...

Martesë e re në familjen mbretërore britanike

Princesha Juxhinia, mbesa e mbretëreshës Elizabeta...