• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 19 Shtator 2018, 

Lloj i ri rrallë i breshkës është gjetur në rrjetat e peshkatarëve shqiptarë

Lloj i ri rrallë i breshkës është gjetur në rrjetat e peshkatarëve shqiptarë

Tiranë, 14 maj 2018 (MIA) - Një breshkë e rrallë me një peshë afro 40 kg ka rënë në rrjetat e peshkatarëve mëngjesin e sotëm në brigjet e Orikumit. Breshka është e llojit Kareta, ka një moshë afro 45-vjeçare dhe është e matrikulluar me kodin AL 1059.

Peshkatari Sherif Durmishi, i cili nxori Breshkën në breg shprehet se ajo nuk ka dëmtime dhe është me shëndet të plotë. Sipas tij, afrimi i këtyre specieve në breg vjen edhe si pasojë e ngrohjes ujore dhe moratoriumit.

Kohët e fundit, bën me dije peshkatari Durmishi, janë shtuar rastet kur në rrjetat e peshkatarëve bien gjallesa të rralla dhe problem mbetet gjuetia me dinamit, pasi asgjëson specie të rralla. mb/14:34

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA