• A-
  • A
  • A+
E martë, 17 Korrik 2018, 

Gjithçka që duhet të dini mbi Fiter Bajramin

Gjithçka që duhet të dini mbi Fiter Bajramin

Shkup, 15 qershor 2018 (MIA) -  Fiter Bajrami i cili festohet nga myslimanët mbarë botës, shënon fundin e Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit, në kalendarin islamik kur Kurani u zbulua në fillim nga profeti Muhammed.

Bajrami shënon ditën e parë të muajit të Shawwal. Fiter Bajrami (Eid-al-Fitr) do të thotë "festivali i prishjes së agjërimit", festohet atëherë kur del hëna. Për shkak të kësaj Bajrami festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme të botës dhe data ndryshon nga viti në vit, transmeton ATSH.

Festimet fillojnë me Chand Raat, ditën para bajramit, kur njerëzit bëjnë blerjet për bajram. Në mëngjesin e Bajramit, besimtarët çohen para se të lindë dielli për të kryer Salat-ul-Fajr(lutjet e përditshme. Pasi hanë mëngjesin(pasi është e ndalur të agjërosh për Bajram) ata luten në xhami për pjestarët e familjes të cilët nuk i kanë pranë.

Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar Gëzuar Fiter Bajramin.

Ëmbëlsirat përgatiten dhe shpërndahen me pjatën kryesore që është sewayi- kadaif i pjekur i gatuar me qumësht dhe i servirur me fruta të thata. Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fiter Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid.

Një festival madhështor indian, Bajrami shihet si një festë publike. Festohet me entuziazëm të madh rreth e përqark vendit sidomos në xhamitë e mëdha si Mecca Masjid në Hyderabad, Jama Masjid në New Delhi, Dargah Sharif në Ajmer, Hazratbal shrine në Srinagar dhe xhamia Taj Mahal në Agra.

Bamirësia ka rëndësi të madhe në këtë ditë. Është e detyrueshme t’i dhuroni të varfërve dhe nevojtarëve para se të ofroni lutjet. Festimet shpesh vazhdojnë për tri ditë. mp/

 

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA