• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 19 Shtator 2018, 

Këngëtarja turke vritet në një klub nate në Bodrum

Këngëtarja turke vritet në një klub nate në Bodrum

Bodrum, 21 qershor 2018 (MIA) - Këngëtarja turke Haxher Tyly është vrarë në një klub të njohur nate në Bodrum të Turqisë.

Këngëtarja 40-vjeçare është në mesin e dy të vdekurve si pasojë e të shtënave me armë në klubin e natës Medusa.

Mediat turke raportojnë se një veturë është ndalur para klubit para se një person të futej në objekt dhe të hapte zjarr në drejtim të njerëzve.

Personi i dytë i vrarë besohet se është pronari i klubit. Në këtë sulm janë plagosur katër persona.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar.

Haxher Tyly ishte manekine dhe aktore, e lindur në një familje të emigrantëve boshnjakë në Izmir. Disa minuta para këmbim zjarrit në Instagramin e saj ka shpërndarë video nga mbrëmja në atë klub. ff/16:38

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA