• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 22 Gusht 2018, 

Muzikali kult "Brilantin" shënon 40 vite famë

Muzikali kult "Brilantin" shënon 40 vite famë

Los-Angjelos, 19 korrik 2018 (MIA) - Kaluan 40 vite pasi Olivia Njutën dhe Xhon Travolta i përvetësuan të rinjtë nga e gjithë bota, me muzikalin "Brilantin", i cila pa dyshim u bë klasiku hollivudian.

"Mendonim se filmi do të pranohet nga tinejxherët për një ose dy vera, por as nuk mendonin se edhe 40 vite më vonë interesi do të jetë i njëjtë në mbarë botën, edhe te publiku i të gjitha moshave", deklaroi regjisori, Rendall Klajzer.

Filmi është adaptim i muzikalit të teatrit të Voren Kejsi dhe Xhim Xhejkobs nga viti 1971, ndërsa rrëfimi është për dy të dashuruar të shkollës së mesme në vitet e 50-ta. Xhirimi ka zgjatur dy muaj dhe ka kushtuar gjashtë milionë dollarë, ndërsa filmi përfitoi rreth 400 milionë dollarë nga biletat e kinemave, me çka është një nga muzikalet filmike me të ardhura më të mëdha në histori.

Klajzer pas "Briliantin" xhiroi edhe disa filma, por asnjëri nuk e përsëriti suksesin, pas  vitit 1999 e braktisi industrinë e filmit. 

Sipas regjisorit, "Brilantin" u bë "i pavdekshëm" sepse merret me tema universale, siç janë dashuria në shkollë të mesme dhe periudha pa brenga e tinejxherëve. Ai vlerëson se është larg filmit të përkryer, por pikërisht ajo papërshkueshmëri e bëri klasikë.

Travollta pas rolit të "djalit të keq" Deni, u bë yll botëror i filmit. Olivia Njutën Xhon e vazhdoi karrierën e saj  muzikore. 

Në vitin 1982 është xhiruar edhe "Brilantin 2", me Mishell Fajfer dhe Maksvel Kolfild, por ky film kishte pak sukses. fc/shk/10:42

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Në Gjermani ka rënë breshëri më i madh i regjistruar deri tani në Evropë

Breshëri më i madh që dikur ka rënë në Evropë, ësh...

Një fëmijë dyvjeçar pi nga 40 cigare në ditë

Një dyvjeçar nga Indonezia është bërë i varur nga ...

NASA më në fund e lansoi sondën solare "Parker" (VIDEO)

Pas disa anulimeve, Aeronautika Kombëtare Amerikan...

Majkëll Mur: Tramp është presidenti i fundit

Regjisori amerikan Majkëll Mur publikoi trajler pë...

Destinacione nga Japonia deri në Norvegji në të cilat është e ndaluar të vdesësh

Ndoshta mendoni se ligjet e logjikës dhe fizikës n...