• A-
  • A
  • A+
E shtunë, 22 Shtator 2018, 

Mogerini paralajmëroi se do të konvokojë takim të liderëve të Kosovës dhe të Serbisë para sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Mogerini paralajmëroi se do të konvokojë takim të liderëve të Kosovës dhe të Serbisë para sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Bruksel, 7 shtator 2018 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federika Mogerini sot deklaroi se do të propozojë takim të ri në nivel të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë para seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Deklarata e Mogerinit vjen pas takimeve të sotme të ndara në Bruksel me presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

"Do të konvokoj takim në nivel të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut para seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, për t' bashkuar dy palët për shkak të vazhdimit të punës së përmbajtjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë", tha Mogerini.

Ajo theksoi se beson në arritjen e marrëveshjes midis dy palëve në muajt në vijim.

Sot në Bruksel është dashur të mbahet edhe një rreth i negociatave në nivel të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit. Presidenti serb është larguar nga Brukseli pas takimit me Mogerinin, pa biseduar me përfaqësuesit nga Kosova. fb/15:16

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA