Mediumet shqiptare: Greqia kërkon ndryshim të kufijve me Shqipërinë

Mediumet shqiptare: Greqia kërkon ndryshim të kufijve me Shqipërinë

Tiranë, 12 shtator 2018 (MIA) - Përveç kërcënimit për ndryshim të kufijve që i kanoset Kosovës, pretendime identike ka edhe Greqia ndaj Shqipërisë, lajmërojnë mediumet shqiptare.

Atë konstatim e transmeton portali "Albeu" duke cekur se deklaratë "bombë" për ndryshim të kufijve të Shqipërisë në Norvegji ka dhënë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias.

"Po. Bisedojmë me Shqipërinë edhe për ndryshim të kufijve", deklaroi Koxias.

Për dallim nga Koxias, nga pala shqiptare deri kohë më aprë pohohej se po bisedohet për mbajtjen e gurëve kufitar, e jo për ndryshim kufijsh.

"Edhe pse Greqia siç duket filloi pretendime të reja ndaj territorit shqiptar, qeveria shqiptare është mjaft e qetë dhe aspak e shqetësuar", thekson portali në shkrimin me titull "Koxias e zbuloi planin e fshehtë me Ramën: Ndryshim i kufijve me Greqinë".

Kjo është goditja e dytë, siç e quan portali, ndaj qeverisë së Edi Ramës pas deklaratës së kryeministrit Aleksis Cipras se nuk ekziston çështja e çamëve (shqiptarët e dëbuar nga Çamëria). ab/16:47

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Shitet shtëpia e modës "Versaçe"

Gazeta italiane "Koriere dela sera" sot kumtoi se ...

NASA zbuloi dy planete të reja

Vetëm pesë muaj pas nisjes, teleskopi orbital i NA...

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin 2019

Maqedonia e konfirmoi pjesëmarrjen në Eurovizionin...

Në Las Vegas hapet muzeu i marihuanës

Muzeu i marihuanës sot do të hapet në "qytetin e m...

Në Hënë ndodhet një njeri i varrosur

Në Hënë ka shumë "mbeturina" nga njerëzit që e kan...