• A-
  • A
  • A+
E enjte, 21 Qershor 2018, 

Ushtria kurde mohon se ka rënë dakord që ushtria siriane të hyjë në Afrin

Ushtria kurde mohon se ka rënë dakord që ushtria siriane të hyjë në Afrin

Bejrut, 20 shkurt 2018 (MIA) -  Milicia siriane kurde Forcat për Mbrojtjen e Popullit demanton se ka rënë dakord me Damaskun bashkë me ushtrinë e Sirisë të hyjë në enklavën Afrin.

"Nuk ka marrëveshje. Kishte vetëm thirrje nga ne deri tek ushtria e Sirisë që të vijë dhe t'i mbrojë kufijtë", theksoi zëdhënësi i Forcave për Mbrojtjen e Popullit, Nuri Muhamed.

Këshilltari në administratë në zonat nën kontrollin e kurdëve në Siri të veriut, Badran Xhija Kurd dje deklaroi se autoritetet në Damask dhe forcat e kurdëve në Siri kanë arritur marrëveshje Armata e Sirisë të hyjë në rajonin Afrin që të ndihmojë në kundërpërgjigjen e ofensivës turke "Degë ulliri", që filloi më 20 janar.

Sipas tij, forcat besnike ndaj presidentit sirian Bashar Asad mund të hyjnë në këtë rajon në dy ditët në vijim.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në bisedën e djeshme telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin u kërcënua se Qeveria e Sirisë do të përballet me pasoja nëse firmos marrëveshje me kurdët sirianë Forcat për Mbrojtjen e Popullit kundër operacionit ushtarak të Turqisë në Siri.

"Nëse regjimi sirian nis në atë rrugëtim, atëherë do të ketë pasoja", theksoi Erdogan dhe paralajmëroi se ofensiva turke do të vazhdojë  sipas planit.

Paralajmërimi i tillë nga Erdogani krijon mundësi për përplasje potenciale midis Turqisë dhe forcave sirianë, të cilat kanë mbështetje nga Irani dhe nga Rusia. Armata e Sirisë, nuk është e pranishme në Afrin nga viti 2012, kur u tërhoq nga pjesa më e madhe e Sirisë Veriore. Kthimi në enklavën, ku ka njësi të forcave rajonale dhe ndërkombëtare mund ta vështirësojë situatën dhe të çojë në konflikte  të padëshirueshme.

Për Ankaranë Forcat për Mbrojtjen e Popullit të kurdëve sirianë llogaritet  si degë nga Partia e Punëtore Kurde (PPK)  në Siri. PPK, e cila lufton për autonominë e kurdëve në territorin turk, gjendet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, BE dhe SHBA. Forcat për Mbrojtjen e Popullit, nga ana tjetër, ishin një nga aleatët kryesorë të SHBA-së në luftën kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik (SHI), dhe ofensiva turke shkaktoi tensione në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

Analistët propozojnë që të arrihet marrëveshje armata siriane të hyjë në Afrin, ndërsa pjesëmarrësit e Forcave për Mbrojtje të Popujve të përhapen përtej kufirit të Turqisë, që paraqet një nga mënyrat për ndalim të operacionit turk "Degë ulliri".

Ankaraja filloi operacionin në Afrin pasi që fitoi mori leje nga Rusia, e cila mbështet regjimin e presidentit sirian Bashar al Asad. Për shkak të përplasjes eventuale midis ushtrisë siriane dhe forcave turke ka mundësi të çojë në konflikt potencial dhe midis ushtrisë turke dhe asaj ruse. bi/mp/11:09

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA